Mirilda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Hipotekës, është paraqitur sot para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Hetimet kanë nisur, lidhur me dyshimet për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda AKSH-it.
Karçanaj pritet të japë dëshmi mbi këto raste.
Ajo ishte e shoqëruar nga avokatja e saj, gjatë vizitës në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.















