Qeveria e Libanit ka parandaluar një komplot për vrasjen e kryeministrit Saad al-Hariri. Sipas rrjetit televiziv panarabik, Al-Arabiya al-Hadath, i cili i referohet një burimi anonim theksohet se u bë i mundur parandalimi i një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez, Saad al-Hariri pak ditë më parë në Bejrut.
“Ata që kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Hariri, çaktivizuan mekanizmat e shpërthimit kur kaloi autokolona e tij”-i tha rrjetiti Al- Arabiya i njëjti burim.
Kryeministri Hariri ishte të premten në Arabinë Saudite. Ndërsa një ditë më pas njoftoi dorëheqjen e tij. Ai akuzoi Iranin dhe Hezbollahun se kishin në plan ta eliminonin atë fizikisht.
“Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri”-tha ai duke iu referuar babait të tij. Kreu i Druzëve të Libanit, Ëalid Jumblatt thotë se dorëheqja e Haririt kërcënon ta zhysë Libanin në dhunë sektare mes libanezëve sunitë dhe myslimanëve shiitë.
Druzët janë një pakicë e konsiderueshme në sistemin politik të Libanit që kanë luajtur shpesh rolin e rregullatorit në politikën e vendit.
#saudi – #Iran conflict in a breaking point: #Lebanon PM, pro-Riyadh, resigns accusing #Hezbollah, pro-Tehran, of using arms for politics pic.twitter.com/9hwfQsKipu
— Mohamad Ali Harissi (@aleeharissi) November 4, 2017
“Unë jam i shqetësuar për ekonominë dhe natyrisht për politikën. Ne nuk mund të luftojmë iranianët nga Libani”- deklaroi Jublat. Ai sugjeroi kompromis me Hezbollahun në Liban, derisa kushtet në terren të lejojnë dialogun mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Nga ana e tij Irani ka shprehur frikën se mund të ketë tensione.
“Përsëritja nga kryeministri i dorëhequr i Libanit i akuzave joreale dhe të pabaza të sunitëve, sauditëve dhe amerikanëve kundër Iranit tregojnë se dorëheqja është një skenar i ri për të nxitur tensione të reja në Liban dhe në rajon” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane.