Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 2 shtetasve.
Vihen në pranga 2 shtetasit që u konfliktuan fizikisht dhe goditën njëri-tjetrin, me mjete të forta.
Gjendet në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar dhe sekuestrohet nga Policia, një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.