Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Paradoks dhe poezi, Sislej Xhafa sjell ekspozitën e parë në Berlin

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Paradoks dhe poezi, Sislej Xhafa sjell ekspozitën e parë në Berlin

Sislej Xhafa do të hapë ekspozitën e tij të parë në Berlin të quajtur “shadow of curls” dhe ka 15 vepra. Shumica e tyre janë “ready mades” në stilin e Duchamp-it dhe i fton vizitorët të marrin pjesë me përsiatjet e tyre. Një provë.

Objekti i parë i ekspozitës së Sislej Xhafës në Berlin është një pemë ulliri, e vendosur në një cep të parëndësishëm pas dere, ku nuk bie në sy. Ndërkohë te trungu i pemës ndodhet një copë letër ku shkruhet “don’t touch me” (mos më prek). Pema i ka rrënjët në një pirg dheu të hedhur mbi dyshemenë e fortë.

Deutschland Sislej Xhafa Ausstelung in BLAIN|SOUTHERN Berlin (Courtesy the artist and Blain Southern, Photo Trevor Good)

“Ajo është bukuria, toka, diçka që nuk është prona jonë, por që prapë është pjesë e jetës sonë”, shpjegon Xhafa në një intervistë me Craig Burnett, drejtorin e ekspozitës. Pema mesdhetare, e cila ka aftësinë që ta ruajë freskinë e saj për qindra shekuj me radhë – ulliri më i vjetër i Kretës thuhet të jetë katërmijë vjeçar – ofrohet për komunikim, por kërkon të respektohet. Dhe ndoshta me të drejtë: Se ajo e ka zbuluar prej shumë kohësh sekretin e rinisë së përhershme, ëndrrën tonë më të paarritshme.

Sislej e ka titulluar ekspozitën “shadow of curls”, ku në shqip mund të përkthehej me “hija e kaçurrelave”. Por për këtë, artisti na këshillon ta shijojmë titullin në anglisht, sikurse edhe titujt e objekteve të ekspozuara.

Shumica janë të ashtuquajtura ready-mades, sende të së përditshmes, që ai i ka mbledhur nëpër Berlin. Të vendosura në ekspozitë, ato ofrojnë hapësira reflektimi. Sikurse në veprat e tjera, ndër të cilat “lost and found”, prezantimi zyrtar i Kosovës në Bienalen e Venecias 2017, artisti nga Kosova vijon traditën e artit konceptual të stilit të Marcel Duchamp-it, duke i ftuar vizitorët të marrin pjesë në këtë përvojë me përsiatjet e tyre.

Deutschland Sislej Xhafa Ausstelung in BLAIN|SOUTHERN Berlin (Courtesy the artist and Blain Southern, Photo Trevor Good)

Shfrytëzoj rastin për një sprovë: ullirin në qoshe e shoh si simbol të prejardhjes sime që më ka dhuruar mjedisin e ngrohtë dhe familjar, vendlindja e braktisur për një ëndërr, të quajtur liri. Këtë nocion e ndesh te tri tablotë e mëdha të varura në murin e majtë të hollit, të titulluara “raw breeze”: Tri piktura, në pamje të parë vetëm të bardha. Kërkohet një vështrim më i vëmendshëm për të shquar mes asaj bardhësie disa hije të lehta që marrin trajtën e telave me gjemba. “Për mendimin tim, liria nuk është nocion teorik, por përvojë”, thotë Xhafa në të njëjtën intervistë. “Jemi ne ata që vendosim se si dhe kur na merret liria”.

Ndërsa unë e përjetoj “raw breeze” si një ballafaqim me paradoksin e lidhur me premtimin e lirisë dhe përvojën me të: liria e brendshme mund të jetë një zgjedhje, akt çlirimi individual, ngadhënjim mbi identitetin e imponuar, por edhe ajo mbetet “burg”. Dhe pyes: A mos është liria iluzion?

Ekspozita përmban 15 instalacione të shpërndara në dy kate dhe pothuaj të gjitha shprehin një gjendje paradoksale. Një dyshek me kaktuse (stinging pocket), një skelet çadre prej betoni (dry shade), një frigorifer me një vrimë (desert in hole), objekte që më kujtojnë diçka të parealizueshme, por reale. Më ndërmendin rendjen pas dëshirave, ëndrrave, ndoshta pas ideve fikse, pa e vënë në pikëpyetje vlerën e tyre.

Një torbë plastike e hedhur në dysheme. Brenda saj një shandan. Këto dy ready-mades janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Në “still life on left lane” (natyrë e qetë në korsinë e majtë) trasta duket sikur i ka rënë nga dora dikujt në arrati. Xhafa vetë thotë në një intervistë dhënë revistës “monopol”: “Gjithkush ëndërron të parakalojë në korsinë e majtë. Por çfarë marrim me vete në udhëtimin tonë? Me cilat objekte jemi të lidhur? Cilat vlera mbartim me vete?”.

Trasta me shandan më kujton ekzistencën e një emigranti pas një jete materialisht më të mirë, ose të një refugjati që ka humbur sofrën dhe endet në perëndim në kërkim të një sofre të re. “Nuk dua të tregoj vuajtje dhe dhimbje” thotë artisti. “Ato i shohim me bollëk kur ndezim televizorin”.

Sislej Xhafa u lind në Pejë, në vitin 1970 dhe është rritur në Prishtinë në një ambient të lidhur me artin bashkëkohor, por, si shqiptar në Kosovën e fundshekullit XX, nuk i është kursyer as atij përvoja e shtypjes kolektive, ku nocione si liria, identiteti, vendlindja, atdheu vihen në pikëpyetje, shkruan “Deutsche Welle”.

Deutschland Sislej Xhafa Ausstelung in BLAIN|SOUTHERN Berlin (Courtesy the artist and Blain Southern, Photo Trevor Good)

Ai banon prej kohësh në Nju Jork dhe ekspozon në rang ndërkombëtar. Shumë prej punëve të tij kanë sfond biografik dhe mund të interpretohen si prononcime politike. Sislej Xhafa vetë nuk synon atë me punën e tij, por të ngjallë te shikuesi asociacione, emocione që në komunikim me objektin e vendosur në galeri krijojnë një atmosferë magjike. “Çdo vepër e ka një histori të vetën, një histori të cilën e dërgojmë dhe e ndajmë, por më e rëndësishmja është që ndaj veprës të krijohet një përvojë magjike”.

Dhe e parë nga kjo perspektivë, mua më duket ekspozita e parë e Sislej Xhafës, e cila qëndron e hapur deri më 27 dhjetor në degën berlineze të galerisë Blain Southern mund të merret edhe si një poezi, ku çdo diçiturë, është një varg më vete, që kërkon reflektim vetjak. Para se të dal prej ekspozitës, shoh dhe njëherë pemën e ullirit, të vendosur në një cep modest, dhe mendoj se është objekti më i lëndueshëm dhe më modest i ekspozitës. Dy veti që imponojnë respekt. Don’t touch it.

Ndërkohë ekspozita “shadow of curls” do të qëndrojë e hapur nga 11 nëntori deri më 23 dhjetor 2017. Anila Shuka

Tags: BerlinEkspozitëParadokspoziSislej Xhafa

TË LIDHURA

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”
Kultura

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

12:51 | 20/11/2025
Nis sonte edicioni i 25-të i Festivalit “Kënga Magjike”
Kultura

Nis sonte edicioni i 25-të i Festivalit “Kënga Magjike”

12:25 | 19/11/2025
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

12:01 | 18/11/2025
Next Post
Perroti dhe Nainggolan i shënojnë dy gola të shpejtë Lazios (Video)

Perroti dhe Nainggolan i shënojnë dy gola të shpejtë Lazios (Video)

Manchester Utd-Newcastle/ Tre gola dhe përmbysje në pjesën e parë (Video)

Manchester Utd-Newcastle/ Tre gola dhe përmbysje në pjesën e parë (Video)

Dezertimi i 4 komandove/Ish-shefi i Shtabit: Akt tradhtie dhe burracakërie

Dezertimi i 4 komandove/Ish-shefi i Shtabit: Akt tradhtie dhe burracakërie







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com