Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Para se të ricikloni Berishën kujtoni Marsin e zi të 97-ës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Para se të ricikloni Berishën kujtoni Marsin e zi të 97-ës

Nga Ben Andoni/ Histeria politike shqiptare e 2-3 Marsit të vitit 1997 është e denjë për një skenar filmash kushtuar ngjarjeve të post-demokracisë në vendet e Lindjes. Sa më shumë largohemi në vite, aq më ogurzezë ngjan kjo kohë, kur kujton se arkitektët e saj janë ende të gjallë dhe protagonistë sërish të së keqes së madhe në vend. Për fat të keq, Sali Berisha, personazhi kryesor i atyre ditëve jo vetëm nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar apo demaskuar por është ricikluar në pozicionin më të madh të Ekzekutivit, derisa pesë vjet më parë u hodh poshtë me votën masive popullore…

Po kjo valë e madhe popullore, që kulmoi pas rënies së skemave piramidale mori përsipër të rrëzonte një nga regjimet më të zeza në historinë e vendit tonë. Flitet për mandatin e dytë të drejtuar nga PD-ja asokohe. Në gjendjen kaotike, ku u përfshi i gjithë vendi, më 2 mars të vitit 1997, Kuvendi shqiptar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ku përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Shqipëria do të mbillej me viktima të pafajshme, por jo sa të bindnin Berishën dhe PD-në të jepnin dorëheqjen nga mandati i grabitur i vitit 1996. Në ditët që do të vijonin do të liroheshin të gjithë kategoritë e të burgosurve, kurse depove të ushtrisë iu grabit një arsenal i tërë me mbi 650.000 armë luftarake, që po pjellin viktima edhe sot e kësaj dite për çdo javë. Në të njëjtën ditë, Kuvendi shqiptar miratoi Ligjin për bashkimin e Shërbimit Sekret me Ministrinë e Brendshme, ku Kryetari famëkeq i SHIK-ut Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës. Ato pak zëra opozitarë që mëtonin të ishin në radhët e PD-së mbyllën gojën prej drurit direkt, që iu dha por edhe frikës së likuidimit prej dyshes së frikshme Berisha-Gazidede, kurse në terren filloi një terror i paparë.

Pak orë më vonë, më 3 Mars, në një nga faqet më të turpshme të parlamentit shqiptar, me votat e maxhorancës fiktive, Berisha u rizgjodh si president me rreth 104 vota. Shpura e tij nuk u mjaftua me terrorin, por tashmë iu derdh edhe gazetarëve të huaj, që po ndiqnin prej ditësh situatën shqiptare. Vite më vonë, një nga protagonistët e këtij linçimi, bodigardi i Berishës, Izet Haxhia do ta tregojë me detaje për publikun këtë shtazëri dhe sesi festonin me bekimin e ish-presidentit duke shkrepur armë dhe duke demonstruar forcën, pa ditur se i kishin dhënë shtetit shqiptar një nga vulat më të turpshme të ekzistencës 105 viteve.

Dhe, kjo ishte më i e pakta. Pak orë më parë, në orët e para të 3 Marsit, njerëz që janë identifikuar, por që kurrë nuk janë dënuar dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ndoshta, është përcaktuar më të drejtë në historinë e medias shqiptare se kjo mbetet ngjarja më e hidhur dhe e paprecedentë në ekzistencën e shtypit të shkruar. Gazeta “Koha jonë” e asaj kohe do të mbahet mënd për demaskimin e hapur të Berishës dhe pushtetit të tij të hajnisë, policëve të korruptuar, arrestimeve të pasens, por edhe shantazheve të përditshme të mostrave, që polli pushteti i asaj kohe.  Titulli i madh për gazetën e datës 3 mars 1997 ishte: “Berisha, duart me gjak!”  dhe realisht ish-presidenti famëkeq e tregoi metaforën se nuk vlente, pasi këtë herë duart e tij ishin shtrirë realisht si metastaza mbi të gjithë demokracinë e dobët shqiptare.

Në ditët tonë, shumë panegjirikë po mundohen t’i riciklojnë këto figura, mbi të gjitha Berishën, por 2-3 Marsi i vitit 1997 do të mbetet i paharruar, për ata që nuk e kujtojnë ose bëjnë sikur i kanë harruar se me sa vështirësi është rivendosur demokracia në ditët tona. Njerëz mos e harroni historinë, sepse dënimi i saj është i llahtarshëm! Paçka se mund të përjetësohet shumë bukur në filmat e të ardhmes. /Javanews/

Tags: '97-ësBerishëne zikujtoniMarsinricikloni

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Strakosh: Ndjemë lodhje, Juventusi nuk e meritoi

Strakosh: Ndjemë lodhje, Juventusi nuk e meritoi

Pasi bëri për spital gruan dhe kunatën, shqiptari rrëmben dy fëmijët dhe…

Pasi bëri për spital gruan dhe kunatën, shqiptari rrëmben dy fëmijët dhe…

Është momenti i supermeçit Wilder-Ortiz, fituesi me sytë nga “diamanti” Joshua

Është momenti i supermeçit Wilder-Ortiz, fituesi me sytë nga “diamanti” Joshua







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

by mirseda
20:40 | 28/03/2026
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme...

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

20:28 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com