Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Showbizz

‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani

7 muaj ago
in Showbizz
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani, ishte e pranishme në natën finale të “X Factor Albania” ku rrëfeu edhe largimin e saj nga televizioni.

Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e saj, diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana.

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani.

Arbana tregoi se kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë shumë e ngarkuar dhe ka qenë e detyruar të shkonte çdo dy orë në shtëpi për t’i dhënë gji vajzës së vogël, Zoit, asokohe 3 muajshe. Por në të gjithë morinë e atyre punëve dhe vajzës që vetëm qante, Arbana rrëfeu se befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh. Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3 muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten. Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë. Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha :Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?” Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu e përlotur Arbana Osmani.

Ajo u pyet edhe se kur do të rikthehet sërish në televizion, por sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

Alketa Vejsiu: Shiko publiku në “ask questions” që kam realizuar ka vetëm një pyetje, “kur do kthehesh në ekran”, sepse nuk mjaftohen vetëm me YouTube-in që lidhet me televizorin e shtëpive të tyre, duan ekranin. Ka ndonjë projekt aktual?

Arbana Osmani: Unë do të kthehem në ekran kur ta gjykoj se do të jetë momenti i duhur për mua. Kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë qejf siç kam bërë të gjitha programet deri tani. Të mos jem ashtu si në fundin e para 2 viteve që përmenda në monologu.

TË LIDHURA

Antonela Berisha reagon pas publikimit të fotos së saj para operacioneve
Showbizz

Antonela Berisha reagon pas publikimit të fotos së saj para operacioneve

13:49 | 03/11/2025
Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg
Showbizz

Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

20:47 | 30/10/2025
Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”
Showbizz

Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”

14:34 | 30/10/2025
Next Post
16-vjeçari përplas për vdekje peshkatarin, makina përfundon në kanal

16-vjeçari përplas për vdekje peshkatarin, makina përfundon në kanal

E rëndë në Durrës! Adoleshenti përplas për vdekje 55-vjeçarin, shoqërohet në polici

E rëndë në Durrës! Adoleshenti përplas për vdekje 55-vjeçarin, shoqërohet në polici

Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para

Rrëshket dheu në një vendpunishte në Prishtinë, humb jetën një person, detajet e para







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE
Analizë

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

by mirseda
14:49 | 04/11/2025
0

Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar...

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

14:46 | 04/11/2025
Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

14:43 | 04/11/2025
Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

14:38 | 04/11/2025
Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

12:39 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com