Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Panucci: Xhaka serioz, i gatshëm të vdesë në fushë e nuk të tradhton (VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Panucci: Xhaka serioz, i gatshëm të vdesë në fushë e nuk të tradhton (VIDEO)

Cristian Panucci ka dalë sot në konferencë para mediave ku ka folur për ecurinë që ka pasur Shqipëria që nga momenti që ka marrë italiane drejtimin e ekipit dhe çfarë presim në të ardhmen. Tekniku italank a folur për dy ndeshjet që sapo mbyllëm me Spanjën dhe Italinë, por edhe çfarë pret nga ekipi në të ardhmen. Synimet që do të ketë ekipi në elemnatoret e Europianit 2020 dhe lojtarët e rinj që mund ti bashkohen ekipit.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mëdha përballë dy ekipeve të mëdhaja, përballë Spanjës luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe rrezikuam të shënonim. Unë personalisht kërkoj që të bëjmë një futboll të bukur që të kemi shansin dhe ti fitojmë ndeshjet dhe jo vetëm të mbrohemi, pasi duke u mbrojtur gjithë kohën nuk do të kemi shans të shënojmë. Jemi në rrugën e duhur edhe pse kam shumë pak ditë në dispozicion për të përgatitur ekipin, më vjen mirë që ata e kanë kuptuar filozofinë time të lojës. Në eleminatoret e Euro 2020 do të jemi gati për tu përballur me çdo kundërshtarë. Bazohem dhe tek ndeshja e natës së kaluar me Italinë që kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur nga e cila mungoi vetëm goli. Kërkoj nga lojtarët që të mbajnë këtë ritëm dhe vetëm të përmirësohen, pasi është e vetmja mënyrë që të ecim para.”

Sa i  përket europianit të ardhshëm tekniku Panucci është shprehur optimist se skuadra do të bëjë mirë dhe se do të ecë shumë para, pasi do të ketë në ekip më shumë lojtarë dhe më shumë mundësi zgjedhjeje.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur mangësi në sulm dhe të vetmn që kishim ishte Sadiku, prandaj nuk kemi pasur shumë mundësi zgjedhje për të bërë zëvendësime që mund të bënin diferencën. Kemi një vit kohë për të përgatitur Europianin dhe mendoj me lojtarët që do na rikthehen do të krijojmë një ekip mjaft të mirë dhe kompetitiv. Kemi pasur 6 mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Italinë, nëse do ti kishim në dispozicion do të kishim bërë ndryshime taktike në fundin e ndeshjes nga të cilët mund të merrnim maksimumin.”

Trajneri i Kombëtares premton se kemi një të ardhme të sigurtë dhe se duke ditur se çfarë bëmë mirë e gabim në këto ndeshje do të na ndihmojë të përmirësohemi.

“Nëse do të kisha më shumë kohë të përgatisja ekipin, pra të paktën një muaj mendoj se lojtarët do të ishin më të fortë fizikisht dhe më të qartë me idenë e lojës. Ajo që morëm nga këto dy ndeshje ishte një provë e vërtetë për të kuptuar se ku jemi mirë dhe ku po gabojmë. Nëse shikoje Mavrajn, Hysajn dhe Veselin përballë Italisë kupton se kemi edhe lojtarë që dinë ta zotërojë mjaft mirë pozicionin e tyre, ata nuk gabuan në asnjë rast dhe mbulluan mjaft mirë gabimet e shokëve. Kemi edhe lojtarë të rinj që janë duke u përshtatur mjaft mirë dhe kjo na jep garancinë për një të ardhme të sigurtë.”

Cristian Panuçi flet edhe për të ardhmen dhe lojtarët e rinj që mund të afrohen në ekip, mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

“Do të kemi disa ndeshje miqësore ku do të provohen disa lojtarë të rinj, të cilët do ti vëzhgojë në vazhdim. Do të udhëtoj shumë në periudhën në vazhdim dhe do të vëzhgoj çdo lojtarë që mund të kemi në ekip dhe që mund të na ndihmojë. Kemi një brez shumë të mirë që luan në kampionate të ndryshme e mjaft të mira. Kemi mundësi zgjedhjesh dhe mund të luajmë një futboll të bukur nga i cili mund të marrim edhe rezultate të mira. Është e thjeshtë të parkosh autobuzin para portës dhe të presësh për ndonjë kundërsulm. Por nuk mund të fitohen ndeshjet në mënyrë të tillë, prandaj kam zgjedhur që ti balancoj të gjitha repartet në fushë. Sot jam këtu për të ndjekur ndeshjet që do të zhvillojë U-19 dhe U-21, pasi dëshiroj të shoh nga afër disa lojtarë që mendoj se mund ti përfshijë në Kombëtaren A në ditët në vazhdim. Organizojmë shpesh mbledhje me trajnerët e moshave, për ta pasur edhe ata më të qartë se çfarë duhet të kërkojnë më shumë nga lojtarët që të jenë gati për tu afruar tek ne.”

Është prekur edhe çështja Xhaka dhe tekniku Italian është shprehur me keqardhje se ka dëgjuar çfarë flitet lart e poshtë e nuk e ka grumbulluar që në ndeshjen e parë. Po ashtu edhe grumbullimin e munguar të Sabien Lilajt që po shkëlqen tek Skënderbeu.

“Taulant Xhaka është një profesionist i vërtetë, shumë i përkushtuar dhe serioz në stërvitje. Më vjen vërtet keq që nuk e kisha në dispozicion në ndeshjen me Italinë. Kam pasur një përballje sy më sy me Xhakën dhe kam kuptuar që ai është një lojtarë që nuk të tradhton kurrë. Ai jep shpirtin në fushë, madje është i gatshëm të vdesë dhe mos e tradhtojë besimin e trajnerit. Është me të vërtet fat të kesh në skuadër lojtarë të tillë. Ndërsa sa i përket Lilajt ai ka pasur një javë intensive me ndeshje në kampionat dhe në Europa League. Unë do ta shoh ndeshjen e radhës me Young Boys nga afër, por do të le edhe agjentë që të vëzhgojnë kampionatin Shqiptarë, të gjithë do të kenë mundësinë të provohen.”

Trajneri i Italisë Ventura ka bërë një deklaratë jo shumë serioze pas ndeshjes ku ka thënë se, pas minutës së 70’ ne mund ti shënonim edhe tre gola Shqipërisë.

“Po Italia mund të shënonte edhe tre gola, por po ashtu und ti shënnim edhe ne ato tre gola. Por un duhet të shoh shtëpinë time dhe mund të them që kasha mungesa në sulm, prandaj na munguan golat.”

“I kemi dërguar ftesë Albion Ajetit, por mesa duke ai është duke pritur Zvicrën dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në këtë aspekt. Jam duke vëshguar ecurinë e Manajt, pasi ai djalosh ka një gjuajtje mjaft të mirë por i mungon akoma pak kontrolli i topit dhe përshtatja në lojë.”

Shqipërisë do ti duhet të afrojë disa lojtarë të rinjë për Europian pasi disa lojtarë janë në moshë të madhe dhe duhet të shohim si do të jetë ecuria e tyre në këto dy vite.

“Kapiteni Ansi Agolli aktualisht është 35-vjeç dhe në Europian ai do të jetë 37, por ne kemi rrespektin maksimal dhe do të shohim formën dhe vazhdimësinë për të vendosur se çfarë do të ndodhë.”

https://www.facebook.com/tiranatodaysport/videos/1673601532674233/

 

Tags: fushegatshëmpanucciSerioztradhtonvdesëXhaka

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Gjendet 39-vjeçari në Pogradec i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje
Aktualitet

Gjendet 39-vjeçari në Pogradec i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:20 | 31/10/2025
Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

09:16 | 31/10/2025
Next Post
Zgjedhjet lokale/Maqedonia në test. Qytetarët besojnë partitë në vend të kandidatëve  

Zgjedhjet lokale/Maqedonia në test. Qytetarët besojnë partitë në vend të kandidatëve  

Tërhiqet Rama për listën e zezë: Kazani thotë “erdhi diktatura”, por…

Rama publikon letrën e javës, qytetari: Ke mbushur administratën me njerëz me diploma Kristali

Saimir Tahiri i përgjigjet Bashës: Po i bën nder krimit, keqardhje!

Saimir Tahiri i përgjigjet Bashës: Po i bën nder krimit, keqardhje!







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

by mirseda
11:58 | 01/11/2025
0

Dy persona janë arrestuar në fshatin Balldre të Lezhës pasi u kapën me doza lëndësh narkotike që...

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com