Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ora 17:00, Partizani-Skënderbeu/ Të kuqtë kërkojnë të rihapin kampionatin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ora 17:00, Partizani-Skënderbeu/ Të kuqtë kërkojnë të rihapin kampionatin

Pritshmëritë në fillim të sezonit ishin mjaft të larta për të dy ekipet dhe përballja Partizani-Skënderbeu do të ishte vendimtare për titullin. Por pasi është mbyllur faza e parë e kampionatit vetëm korçarët i kanë arritur pritshmëritë duke blinduar vendin e parë dhe duke bërë paraqitje fantastike. Nga ana tjetër Partizani ka shfaqur shumë dobësi dhe ka zhvilluar një kampionat për tu harruar këtë fillim sezoni me drejtuesit italianë. Rikthimi i Starovës duket si shpresa e fundit dhe përballja e sotme mes këtyre dy klubeve do të jetë shansi i fundit për të kuqtë që të shpresojnë për titullin edhe pse duket i pamundur.

Related image

Partizani vjen me një trajnerë të ri në dy ndeshjet e fundit dhe ka arritur të rikthehet tek fitorja në një stadium të vështirë, me kampionët në fuqi të Superiores, Kukësin. Ndërsa ekipi i Ilir Dajës vjen nga dy barazime në kampionat përballë Flamurtarit dhe Kamzës, por që ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në “Elbasan Arena” përballë gjigantëve të Dinamos së Kievit në Europa League. Kjo fitore i sjell bardhekuqtë përballë Partizanin me një moral të lartë dhe më të qartë për aftësitë që kanë dhe atë çfarë ata mund të japin në fushë.

Image result for partizani skenderbeu

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Korçë është fituar nga Skënderbeu me rezultatin 2-0, me gola të Soue dhe 11-metërshit të Lilajt. Statistikat në këto vitet e fundit janë thuajse në baraspeshë totale, por në këto 4 sezone, bardhekuqtë mund të krenohen me titujt e fituar por edhe me faktin se i kanë shënuar më shumë gola Partizanit 19 kundrejt 13 të të kuqve. Përsa i përket totalit të sfidave mes tyre gjatë gjithë historisë, Partizani kryeson ndjeshëm pasi ka regjistruar më shumë se 3-fishin e fitoreve të Skënderbeut, 64 të 15-herë kampionëve kundrejt 21 të bardhekuqëve. Partizani do të kërkojë të ndalë Skënderbeun dhe të rihapë kampionatin, pasi në rast triumfi të korçarëve atëherë titulli kampion do të ishte drejt bardhekuqëve që në këtë fazë të dytë.

Sa i përket formacioneve që mund të zbresin në fushë dy gjigantët e kampionatit shqiptarë, nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Starova edhe pse nuk do të jetë në stol gjatë ndeshjes, pritet që ti besojë 11-tëshes që një javë më parë mposhti Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Ndërsa Daja pritet ti besojë sërish formacionit që mposhti Dinamos e Kievit, duke shpresuar në një fitore sot Skënderbeu do të ishte i vetëm në majën e kampionatit dhe do ta kishte më të lehtë garën në vazhdim.

Partizani(4-4-2):Hoxha, Ibrahimi,Atanda, Malota,Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi.

Skënderbeu:(4-3-3):Shehi, Taku,Radas, Aliti,Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Tags: 17:00kampionatinkërkojnëkuqtëoraPartizani-Skënderbeurihapin

TË LIDHURA

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi
Sport

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

20:46 | 25/06/2025
Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme
Sport

Inter e Juventus bëjnë llogaritë: Kërkojnë të shmangin të mëdhenjtë në përballjen e fazës së ardhshme

15:08 | 25/06/2025
Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four
Sport

Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

13:47 | 25/06/2025
Next Post
Paralajmërimi i studiuesit kosovar: ISIS ka rënë, por armiqtë nuk flenë

Paralajmërimi i studiuesit kosovar: ISIS ka rënë, por armiqtë nuk flenë

Aksidenti i eskortës së Ramës, një prej gardistëve niset me helikopter drejt Tiranës

Aksidenti i eskortës së Ramës, një prej gardistëve niset me helikopter drejt Tiranës

Dërgoi Shqipërinë në Europian, shkarkohet vetëm pas dy muajsh nga Alaves

Dërgoi Shqipërinë në Europian, shkarkohet vetëm pas dy muajsh nga Alaves

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

by mirseda
10:18 | 26/06/2025
0

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në...

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

10:06 | 26/06/2025
Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

09:34 | 26/06/2025
Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër

09:26 | 26/06/2025
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

08:57 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com