Seanca plenare e Kuvendit sot është shoqëruar nga tensione të forta.
Opozita ka ndërprerë punimet, pasi ka kërkuar debat për mocionin mbi kriminalitetin.
deputeti Klevis Balliu është parë duke u ngjitur mbi tavolinat e anëtarëve të Kuvendit.
Gjatë përplasjeve, ish-kryeministri Sali Berisha është dëgjuar duke u drejtuar punonjësve të Gardës së Parlamentit:
“Larg duart nga deputetët”, ndërsa deputeti Gazment Bardhi iu ka thënë: “Mos guxo të prekësh deputetët”. Situata ka krijuar kaos në sallë dhe seanca nuk po zhvillohet sipas rendit të ditës.













