Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

8 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita kërkon mocion mosbesimi, Mustafa nuk shqetësohet

Jo vetëm AAK dhe Nisma janë për një mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës. Është edhe Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila mbështet iniciativën e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, për një mocion mosbesimi për Qeverinë LDK-PDK, që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa.

Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk shqetësohet për këtë nismë, duke thënë se opozita s’ka me çfarë të merret, veçse të kërkoj zgjedhje.

Limaj në një status në rrjetin social Facebook, ka thënë se si pasojë e kësaj qeverisje, vendi tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike, duke mos arritur të adresojë dhe të zgjidhë as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova.

Madje sipas tij, ka një mosbesim dhe mosfunksionim total, brenda vet kabinetit qeveritar, sikurse të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jofunksionale. “E vetmja zgjidhje për të dalë vendi ynë nga kjo situatë, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Prandaj i takon opozitës që të nisë iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë t’i hapim rrugë zgjedhjeve. Unë, në emër të NISMA-s thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrin këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Idenë e Limajt po e mbështesin edhe partitë e tjera opozitare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha për KosovaPress, se do të përkrahin çdo iniciativë kundër kësaj Qeverie, edhe mocionin e mosbesimit.

“Askush nuk do të duhej të priste nga Vetëvendosje diçka ndryshe, përveçse një pozicionim kundër kësaj Qeverie, qoftë edhe me mocion. Prandaj është e kuptueshme dhe i pritshëm qëndrimi i Lëvizjes, se do të mundësojmë çdo shans që të jepet për ta çuar vendin në zgjedhje si zgjidhje të problemeve. Legjitimiteti i kësaj Qeverie ka munguar qysh në fillim, por kjo qeveri përveçse jolegjitime është edhe jolegale, sidomos prej vendimit të Kushtetueses, kur këtë qeveri e nxjerr shkelëse të kushtetutës me rastin e ‘Zajednicës’”, tha Selimi.

Sipas tij, edhe pse pushteti ka mbi dy të tretat e deputetëve, po shihet se tashmë kanë ndryshuar raportet brenda vet koalicionit, çka tregon se duhen zgjedhje të parakohshme.

Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk shqetësohet nga nismat e opozitës për mocion mosbesimi, duke thënë se nuk kanë punë tjetër veçse të kërkojnë zgjedhje. Madje, sipas tij, opozita ka filluar të merret me këtë prej dy vjetësh, duke mos pasur me çfarë të merret tjetër.

“Unë jam i preokupuar me punë të përditshme të Qeverisë, jam i preokupuar me hapjen e perspektivës zhvillimore, me stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Opozita nuk ka asnjë punë tjetër përveç se të kërkoj zgjedhje të shpall mocione të ndryshme, prandaj është punë e opozitës. Unë e respektoj opozitën, por më shumë e respektoj nevojën që ne të bëjmë punë, të hapim mundësi për punësim, për integrime evropiane”, tha Mustafa.

Inicimi i mocionit të mosbesimit, ka disa procedura se si duhet të bëhet. Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, thotë se opozita e ka të vështirë inicimin e kësaj nisme, meqë duhen 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat pa ndihmën e deputetëve të pozitës nuk mund t’i arrijnë.

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Buggati Chiron, pasi “testohet” nga CR7, del në shitje

Buggati Chiron, pasi "testohet" nga CR7, del në shitje

Meta: Sot nuk isha për drekë me Bashën, por me Nikoll Lesin

Meta: LSI gjithmon është përpjekur për të moderuar këtë situatë politike

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku
Bota

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

by mirseda
16:30 | 28/05/2025
0

Gjatë një vizite të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Gjermani, Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se Berlini...

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

16:20 | 28/05/2025
Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, plagoset minatori

16:16 | 28/05/2025
Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

16:10 | 28/05/2025
Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë

Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë

15:32 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com