Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Operacioni i SPAK, gazetari tregon si u rekrutuan kryeprokurori dhe ish-kreu i Operacionales në grupin kriminal Gjoka – Bajri – Martinaj

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Operacioni i SPAK, gazetari tregon si u rekrutuan kryeprokurori dhe ish-kreu i Operacionales në grupin kriminal Gjoka – Bajri – Martinaj

Prokuroria e Posaçme dhe më pas edhe Policia e Shtetit kanë publikuar detaje dhe pamjet e operacionit të një dite më parë. ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish shefin e Operacionales, Oltion Bistri.

Policia njofton se operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie. Në total janë arrestuar 8 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 9 të tjerë

Të arrestuarit janë: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia thekson se gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Ndërkaq, në një intervistë gazetari Elton Qyno ka zbardhur dhe rolet e 3 protagonistëve të kësaj dosjeje, biznesmenit Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit, Lita dhe ish-kreut të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, në implikimin e tyre në grupin kriminal Bajri dhe Martinaj që aktivitetet e tyre i zhvillonin në Shkodër dhe Lezhë.

“Hetimi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që çoi në prangosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit si dhe ish-kreut të Operacionales në Polcinë e Shtetit është shtrirë në tri shtete.

SPAK bashkëpunim me prokuroritë e Holandës, Francës dhe Belgjikës.

Veprimtaria e këtij grupi shtrihet në zonën e Lezhës dhe Shkodrës.

Përfshirja e kryeprokurorit të Kukësit nuk lidhet me veprimtarinë e tij në Kukës, por në periudhën kur ai ishte prokuror në Prokurornë e Shkodrës.

Xhevahir Lita mësohet se ka pasur rol në çlirimin nga akuzat të dy personave të përfshirë në ngjarje kriminale siç është Elio Hasko. Dhe ndaj tij rëndon pikërisht akuza e bashkëpunimit.

Oltion Bistri është përfshirë në një rast përgjimi të një telefonate mes tij dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilin mësohet se e ka vënë në dijeni për një operacion kundër lojërave të fatit. Pranda ndaj tij rëndon akuza e dekonspirimit dhe bashkëpunimit me persona të inkriminuar.

Jemi mësuar gjithmonë që emri i Pëllumb Gjokës të dalë në publik sa herë ka zgjedhje,m si person i përfshirë në krime zgjedhore.

Por tashmë ky personazh shfaqet në një tjetër dimension, edhe më të rëndë dhe që nuk ka lidhje me aktivitetin e tij tregtar, por tashmë ai është i përfshirë në një ngjarje tejet të rëndë që është ngjarja e vitit 2020, për vrasjen e Gjin Boriçit.

Dhe sipas hetimit të SPAK-ut rezulton se pas kësaj vrasjeje janë Pëllumb Gjoka dhe biznesmeni tjetër i lojërave të fatit, që tashmë është në kërkim dhe për të cilin nuk dihet edhe fati i tij nëse është i gjallë apo i vdekur, Ervis Martinaj.

PO ashtu, një tjetër person i përfshirë në këtë dosje, Behar Bajri nuk është në Shkodër, ndaj ai është shpallur në kërkim.

Po kështu shpallja në kërkim të Asmer Bilalit, i cili edhe më herët ka qenë i shpallur në kërkim.

Operacioni i SPAK-ut është zhvilluar në fshehtësi të plotë, ndaj dhe arrestimet janë realizuar në orët e vona të natës, dhe të arrestuarit janë kapur në gjumë.

Gjatë operacionit janë dhe dy persona të tjerë të cilët janë kapur me armë dhe municione”, u shpreh ndër të tjera gazetari “Elton Qyno.

TË LIDHURA

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Next Post
Shpërthime në dy qytete në Rusi, raportohet për 15 të plagosur

Shpërthime në dy qytete në Rusi, raportohet për 15 të plagosur

“I kam bërë bllok”, Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin

“I kam bërë bllok”, Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin

Korriku ishte përvëlues, po gushti si do jetë? Flet meteorologia Lajda Porja

Korriku ishte përvëlues, po gushti si do jetë? Flet meteorologia Lajda Porja







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com