Në bazë të të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi procesin e numërimit të votave në rang kombëtar, deri më tani janë numëruar 2,192 nga 5,225 qendra votimi, që përfaqësojnë rreth 42% të totalit.
Deri në këtë fazë, janë numëruar gjithsej 571,663 vota në 12 qarqet e vendit.
Nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 300,309 vota, që i përkthehen 83 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 195,993 vota, që në bazë të projeksioneve i përkthehet në 51 mandate.
Për partitë e tjera, përqindjet e votave dhe ndikimi në ndarjen e mandateve paraqiten si më poshtë:
Partia Socialdemokrate (PSD): 22,516 vota – 3 mandate
Lëvizja Bashkë (BASHKË): 7,444 vota – 1 mandat
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 19,262 vota – 1 mandat
Partia Mundësia: 15,364 vota – 1 mandat
Lëvizja Atdheu (LA): 740 vota – 0 mandate
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6,504 vota – 0 mandate
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,052 vota – 0 mandate
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 394 vota – 0 mandate
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2,085 vota – 0 mandate
Deri tani, ndarja e mandateve është si më poshtë:
PS: 83 mandate
PD-ASHM: 51 mandate
PSD: 3 mandate
NISMA-SHB: 1 mandat
Partia Mundësia: 1 mandat
Lëvizja Bashkë: 1 mandat















