Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër u arrestua dje nga policia e Vorës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Së bashku me 30-vjeçarin, në makinë ishte edhe shoku i tij, i cili arriti t’i largohej policisë.
Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi ditën e sotme blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga 27-vjeçari E.L.
“27-vjeçari u shpall në kërkim pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Ëanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.
Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.