Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

‘Nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë’, kryebashkiaku Veliaj reagon nga burgu

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
‘Nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë’, kryebashkiaku Veliaj reagon nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arrestimit të tij dhe masave të sigurisë ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shprehu pakënaqësinë e tij ndaj procesit të zhvilluar, duke e quajtur të padrejtë dhe absurd. Ai theksoi se ishte një fyerje e inteligjencës njerëzore dhe një shpifje ndaj tij dhe familjes së tij.

Në reagimin e tij, Veliaj përmendi peripecitë dhe sakrificat që ka përjetuar për të qëndruar i heshtur gjatë hetimeve, pavarësisht akuzave të rënda. Ai shprehu trishtimin për ndihmën e disa sipërmarrësve që ishin shënjestruar, si dhe për situatën e gruas dhe fëmijës së tij, që nuk u lejuan të kishin një moment normaliteti. Gjithashtu, ai theksoi se nuk kishte asnjë lidhje me korrupsionin dhe akuzoi prokurorin për abuzim të pushtetit.

Veliaj shpreh besimin e tij se e vërteta do të dalë në pah dhe se do të triumfojë përballë çdo përpjekjeje për ta përfshirë në skandale të pavërteta.

Reagimi i Veliajt:
Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.

TË LIDHURA

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

19:25 | 14/04/2026
Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar
Politikë

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT
Aktualitet

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Next Post
Arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, ja kush e merr në drejtim Bashkinë e Tiranës

“Janë akuza të rënda”, avokati Jordan Daci bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikon Erion Veliaj

Rama merr vendimin! Çfarë do të ndodhë me Bashkinë Tiranë pas arrestimit të Veliajt?

Rama merr vendimin! Çfarë do të ndodhë me Bashkinë Tiranë pas arrestimit të Veliajt?

“Model frymëzimi për demokracinë”, Berisha reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Uroj fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje!

“Model frymëzimi për demokracinë”, Berisha reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Uroj fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje!







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

by mirseda
19:25 | 14/04/2026
0

“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie...

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com