Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

Brazili nuk është sforcuar shumë përballë Meksikës dhe me një fitore të pastër 2-0 ka kaluar në çerekfinale. Ishte një Neymar në formë mjaft të mirë që shkëlqeu në këtë sfidë me një gol dhe një asist. Brazili nuk ishte në maksimumin e tij duke parë yjet që ka në skuadër, pasi Meksika kontrolloi një pjesë të mirë të ndeshjes edhe pse asnjëherë nuk e vunë në provë portierin Alisson.Ndeshja fillon në ritme të larta dhe janë meksikanët që hidhen në sulm dhe shpërthejnë nga krahët duke u përpjekur të ndëshkojnë kundërshtarin sa më shpejt. Por Brazili është mjaft i qëndrueshëm në prapavijë dhe në momentin që hidhen në sulm bëhen mjaft të rrezikshëm. Sulmi brazilian vërteton edhe njëherë se krijon shumë raste të rrezikshme, por i mungon saktësia në goditjen finale. Neymar dhe Coutinho provojnë të asistojnë për Jesus në sulm, por meksikanët kanë një garanci në portë që quhet Ochoa.Në pjesën e dytë Brazili duket që ka zbritur në fushë për të zgjidhur ndeshjen dhe goli nuk vonon më shumë se 6’ minuta. Është Neymar që hidhet në sulm me topin dhe e lë atë në mënyrë të mrekullueshme për Willian me finte, ky i fundit depërton në ta majtë të zonës dhe e hedh topin në qendër të saj ku ndodhet Neymar i cili e shtyn në rrjetë. Një gol mjaft i bukur që cliron yllin e PSG-së dhe i jep avantazhin Brazilit.

Në vazhdim Brazili kujdeset për të administruar rezultatin edhe pse sulmet e shumta nuk mungojnë. Meksikanët fillojnë të luajnë një futboll të fortë me shumë faulle dhe targeti i tyre është pikërisht Neymar. Në minutat e fundit Tite hedh në fushë Firmino, i cili pas një shpërthimi në krah të Neymar e nxjerr me portë të boshatisur duke i shënuar golin e dytë Meksikës, golin e nokautit.

Brazili nuk ka shpenzuar shumë energji për të kaluar në çerekfinalet e Botërorit të Rusisë dhe duhet të presë kundërshtarin, që do ta njohë pas përfundimit të sfidës Belgjikë-Japoni.

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK
Aktualitet

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT
Aktualitet

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Next Post
Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

Kampioni botës sulmon Gjermaninë: Këta duhet të marrim shembull ne?

Kampioni botës sulmon Gjermaninë: Këta duhet të marrim shembull ne?

Fitore me rekorde, Brazili i merr vendin e parë Gjermanisë

Fitore me rekorde, Brazili i merr vendin e parë Gjermanisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

by mirseda
21:31 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa në Bruksel. Takimi është...

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

20:20 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com