E ardhmja e Mario Balotelit përveç se larg Nice, duket se është edhe jashtë Francës. Kjo raportohet nga mediat angleze, duke qenë se interes për sulmuesin italian ka nga Premier Liga, por edhe nga Franca apo edhe Italia.
Pak ditë më parë u njoftua se ai mund të nënshkruante me Olimpik Marsejën, por duket se kjo pistë ka rënë duke qenë se në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Newcastle nga Anglia dhe shihet si një opsion i mundshëm. Duke qenë se Baloteli e njeh mirë kampionatin anglez pasi ka luajtur me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, mund të jetë një armë shtesë për Rafa Benitezin.
‘The Mirror’ në një artikull të publikuar së fundmi raporton se Balotelin e ka bindur oferta nga Anglia dhe se pritet që në ditët në vijim, të transferohet përfundimisht. Ai kërkohej edhe nga klube italiane si Napoli apo Milani, por mesa duket ofertat nuk e kanë bindur.