Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Nuk do tërhiqemi”, Çelaj njofton kandidimin në primaret e PD: Opozita po lufton për mbijetesë

12 muaj ago
in Politikë
“Nuk do tërhiqemi”, Çelaj njofton kandidimin në primaret e PD: Opozita po lufton për mbijetesë

Deputet i Qarkut Kukës, Isuf Çelaj ka njoftuar sot se do të garojë në primaret që zhvillon Partia Demokratike më 1 mars.

Sipas deputetit, këto vite kanë që të vështira për të gjithë demokratët, ka qenë një opozitë e vështirë deri në kufijtë e mbijetesës se opozitarëve.
Çelaj vuri në pah disa prej situatave me të cilat është përballur PD-ja, si djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve lokale dhe situatat e mëvonshme me arrestimin e Berishës.

Çelaj theksoi se në primare duhet të tregojnë në këtë garë vlerat më të mëdha demokratike dhe njerëzore, duke e parë si garë brenda tyre, si promovim të vlerave fisnike dhe të një koherence dhe maturie politike.

“Pas një mandati e gjysëm deputet i Qarkut Kukës, kam vendosur të konkuroj në primaret e organizuara në këtë qark.

Këto vite, për të gjithë ne, kanë qenë një opozitë e vështirë deri në kufijtë e mbijetesës sonë si demokrat në shumë aspekte. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve lokale, dhe situatat e mëvonshme me agresionin që u përball lideri jonë historik Prof. Dr. Sali Berishës dhe Partia Demokratike, patën impaktin e vet edhe në rradhët e demokratëve.

Rrugëtimi im me Partinë Demokratike nis që në vitin 1991 me krijimin e Degës së Partisë Demokratike – Tropojë.

Një rrjedhë llogjike kjo, për shkak të persekucionit dhe internimit me të cilat u përball familja ime gjatë rregjimit komunist.

Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj në vitet 2005-2013 ka bërë shumë vepra të mira, por ne sigurisht kemi mësuar edhe nga gabimet tona, që ndofta startojnë që nga viti 2007 e këtej.

Arsyet se përse kërkoj nga Ju edhe një mandat :

– Sepse, në të gjithë karrieren time, si akademike, drejtues i lartë në adminiatratën publike në Ministrinë e Brendshme dhe më pas në angazhimin tim në politikë, ka qënë gjithmonë një mision i veçantë, mbështetja e çdo banori të qarkut tonë që më ka kërkuar ndihmë, mision ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa asnjë lloj kompromisi.

– Sepse së bashku me Ju në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, i dhamë Partisë Demokratike një fitore fantastike në qarkun tonë, duke fituar në të gjitha qendrat e votimit pa përjashtim, në Rrethin e Tropojës.

– Sepse këto vitet e fundit, pavarësisht shantazhit dhe presionit të brendshëm apo të jashtëm, unë kurrë, për asnjë sekondë, nuk vura në dyshim as dorëzimin e mandatit, as pozicionimin tim krah së vertetës. Kjo sepse, kam mendur gjithmonë se më shumë kishim ne si familje politike dhe Shqipëria nevojë për Sali Berishën, sesa Sali Berisha për ne.

– Kam përcjellë në mënyrë permanente në parlament të gjitha problemet adekuate të qarkut tonë, por fatëkeqësisht të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër. Të pretendohet të merren financime tek rilindja nga një deputet demokrat, aq më shumë për qarkun tonë, (që kur është përballë me revoltat dhe rezistencën tonë, na ka quajtur me lloj-lloj epitetesh), është njësoj sikur të pretendojmë të lindë dielli natën.

– Me dëshiren e madhe, që në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së PD, me njohjen e procedurave parlamentare e ato qeverisëse, njohjet e lidhjet që kam në vite, përkushtimin tim dhe fokusin që do të ketë Kryeministri Berisha për këtë qark, do ta nxjerrim një herë dhe përgjithmonë nga lista e zezë e varfërisë, jo vetem në saj të politikave makro, por edhe duke sjellë investime, punësim dhe zhvillimin e munguar gjatë këtyre 12 viteve.

– Duke qenë se nuk është në natyrën time përçarja, mllefi, hakmarrja e verbër, ju bëj thirrje edhe konkurentëve të tjerë në primare që të tregojmë së bashku në këtë garë vlerat më të mëdha demokratike dhe njerëzore. Ta shikojmë këtë garë brenda nesh, si promovim të vlerave fisnike dhe të një koherence dhe maturie politike, duke mos harruar për asnjë moment, që i vetmi armik apo kundershtar i joni është Edi Rama dhe narko-rregjimi i tij”,- shprehet deputeti.

TË LIDHURA

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin
Politikë

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…
Politikë

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin s’kemi qenë armiq, por…

16:20 | 09/02/2026
Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Aktualitet

Komisioni Europian:Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

15:20 | 09/02/2026
Next Post
Vajzat e Kosovës e nisin me “këmbë të mbarë” Ligën e Kombeve!

Vajzat e Kosovës e nisin me “këmbë të mbarë” Ligën e Kombeve!

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Shkurt 2025

‘Dalin rezultatet’, Livia apo Loredana? Ja cila banore pritet të përfundojë rrugëtimin në “BBVA4”

'Dalin rezultatet', Livia apo Loredana? Ja cila banore pritet të përfundojë rrugëtimin në “BBVA4”







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com