Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Nuk bëj pazar me Tiranën”, përlotet Mema: Ëndërroj titullin kampion!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Trajneri i Tiranës flet troç: Kush është fajtor për humbjen me Partizanin

“Tirona” është e “tironsave”. Nuk është një slogan kundër askujt dhe as nuk kërkon të shigjetojë ata që duke përdorur zhargonin popullor janë quajtur “jabanxhinj”, megjithatë për “tironsit” ngjyrat bardheblu shkojnë përtej futbollit, janë motiv krenarie, trashëgohet brez pas brezi dashuria për atë fanellë, asgjë nuk ka të krahasuar me ndjenjën që përçon “Tirona”, duket gati gati se është e rrethuar nga një aoreol dhe është ky perceptim që e bën të pakonceptueshme situatën aktuale.

Ardian Mema është një nga personat e sipërpërmendur që me kurajo ka marrë përsipër një peshë të rëndë, profesionale por akoma më shumë personale.Në një intervistë të gjatë për Supersport, trajneri vendos në “skaner” periudhën që nga momenti kur mori iu dorëzuan çelsat e skuadrës dhe evidenton problematikat e bardhebluve.

Mema flet pa doreza dhe i përlotur për këtë situatë, merkaton, marrëdhënien me senatorët e ekipit, si dhe ëndrrën që ka për ta parë Tiranën kampione.

SITUATA TE TIRANA – “Kemi kaluar çaste të vështira. Sërish jemi në një moment jo të favorshëm për ekipin. Fillim ika qenë shumë i vështirë dhe të them të drejtën e kisha menduar krejtësisht ndryshe. Gjeta një ekip me probleme të jashtëzakonshme. Megjithatë, ju futëm punës shumë shpejt pasi nuk kishim se çfarë të humbnim. Konstatova shumë gjëra që të paktën në filozofinë time nuk u përshtatshin. Ekipi nuk është se nuk u shpreh gjatë ndeshjeve në kampionat, por ato gabime që kisha konstatuar u reflektuan edhe gjatë ndeshjeve”.

REZULTATET – “Rezultate janë të pamjaftueshme, edhe pse unë po them që kanë ardhur duke rritur cilësinë e lojës, por edhe cilësitë e lojtarëve. Kemi qenë neve, që kemi luajtur me çdo ekip në Superiore.. Është dashur një përqendrim maksimal për pjesën kur ne kemi toleruar apo kem falur”.

DORËHEQJA – “Kam analizuar veten time nëse kam bërë unë ndonjë gabim apo gjëra të kësaj natyre apo çfarë duhet të bëja më mirë. Në një moment thash se mos jam unë një njeri i pafat dhe nëse hymë pak te ana fetare mund te thosha se po marr mëkatet e të largohemi. Megjithatë ka qenë një këmbëngulje e klubit nga të gjithë njerëzit brenda klubit më kanë folur dhe më kanë qëndruar pranë. Kjo ka qenë një nga arsyet e që dilema ime është shuar”.

KONTRATA ME TIRANËN – “Edhe kur kama ardhur nuk kam diskutuar shumë detaje. Nuk jam tip që flas për anën financiare. Për mua e para është puna dhe përmes punës vjen performanca. Nuk do të bëja kurrë Pazar me Tiranën të them të drejtën. Nuk e kam bërë as kur kam qenë futbollist. Gjithnjë kam pasur në kokën tim dhe një gjakun tim që të jap maksimumin për këtë klub. Them se është gjëja e fundit që mendoj në këtë klub. Nëse do të isha në një klub tjetër ndoshta do të diskutoja.”

KARABECI DHE LIKA – “Kam ulur në stol ndeshjen e fundit Karabecin, por kjo nuk do të thotë se është diçka përfundimtare. Unë nuk kam njerëz për të hequr aty, por për të punuar. Do të luajë kushdo që do të jetë i gatshëm për të luajtur, qoftë ky dhe Karabeci. Nuk ka asnjë arsye pse të mos luajë. Lika më ka thënë se mund ta kalo një pankinë, ndërsa unë i kam thënë që nuk e pranoj këtë gjë dhe do të jetë në fushë sepse ka eksperiencë e shumë gjëra të tjera. Kur erdha te Tirana unë njohja Ilion Likën, jo Abibin. Koha të sjell dhe ndryshime dhe ky është futbolli. Do jem i drejtpërdrejtë. Ai lojtar që e meriton, ai do të luajë”.

E SHKUARA – “Kur isha unë futbollist shikoja shokët me të cilët luaja dhe ai ishte pjesa më e madhe e besimit që më jepnin. Një trajner sado i mirë të jetë duhet të ketë një grup të mirë lojtarësh që të shprehin edhe ata filozofinë e tyre dhe atë çka mendojnë për futbollin”.

MERKATO – “Kam parë shumë lojtarë, por që nuk besoj se do të jenë pjesë e Tiranës. Mund të kem parë diku te 15 futbollistë, por nuk besoj se do të jenë pjesë e Tiranës dhe nuk më intereson shumë. Pjesa që më intereson shumë është ky grup lojtarësh. Marrja e një apo dy lojtari nuk do të ishte keq, sepse nuk mund të vendosshin në emergjencë. Më mirë të qëndrojmë kështu siç jemi sesa të nxitohemi dhe të bëjmë gabime që do na kushtojnë më vonë, në kosto dhe në shumë gjëra. Në një bisedë që kam pasur me presidentin kemi diskutuar se na duhet një lojtarë që të ketë një lloj performancë, a ka mundësi të jetë edhe lojtar i ekipit Kombëtar? Në të kundërt i kam thënë se nuk jam i interesuar për lojtarë të tjerë që të jenë anonimë”.

RAMADANI – “Deri në këto momente nuk e di në është Ramadani apo ndonjë lojtar tjetër. Ndoshta mund të jenë vetë lojtarë që mund të kenë shprehur diçka për të ardhur te Tirana. Dihet që Tirana është një klub i madh dhe çdokush preferon që të vijë këtu, pasi do të kesh një emër tjetër, por diçka konkrete nuk ka”.

OBJEKTIVAT – “Brenda klubit ka njerëz që janë shumë optimistë, por unë jam trajner dhe mendoj të keqen para të mirës, si çdo trajner. Dua të jem me këmbë në tokë, për të kaluar nga zona e ftohtë dhe për t’u ngjitur sipër dhe të mendojmë për më tej. Brenda klubit ka njerëz optimist që flasin me mua edhe për objektiva më të mëdha, por nuk mund ta them me siguri se sa do të eci ky ekip”.

DONATORËT –“Jam sensibël karshi pjesës së donatorëve, pasi dua ta shoh Tiranën siç ka qenë jam apo nuk jam unë trajner i Tiranës. Ne kemi edhe jetën të lidhur këtu, jemi që fëmijë. Pse të mos vijnë donatorë të tjerë, që t’u rikthehen te një historie të bukur, siç ka pafund. Po të bëhet një bashkëpunim i mirë, them se Tirana ka mundësinë që të zhvillohet edhe si biznes she shpresoj që presidenti Halili ta ketë bërë këtë pjesë.

ËNDRRAT –“Tirana kampion, nuk kemi çfarë të themi tjetër. U emocionova për këtë pyetje”.

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Next Post
Akademiku: Si na kanë grabitur ‘skifterët’ e politikës ne ‘lepujt’ universitarë!

Akademiku: Si na kanë grabitur ‘skifterët’ e politikës ne ‘lepujt’ universitarë!

Finalja e Kievit/Madrilenët mbretërojnë në çdo aspekt, historia i nxjerr fitues

Shkëmbime yjesh mes Realit dhe Liverpoolit, kush fiton dhe kush humbet

“Pusho e qetë e bukura Griseldë, nëse ne do të lëmë rehat”

“Pusho e qetë e bukura Griseldë, nëse ne do të lëmë rehat”







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj
Bota

Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj

by mirseda
20:49 | 07/03/2026
0

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës...

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

20:10 | 07/03/2026
Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

19:56 | 07/03/2026
Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

19:44 | 07/03/2026
Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

19:42 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com