Pasi Albana Vokshi kërkoi ndërhyrjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me largimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj nga mbledhja e Komisionit të Medias, menjëherë në sulm është vënë deputeti demokrat Flamur Noka.
“Gramoz Ruçi të nderhyjë, të nxjerrë Garda jashtë kryetarin e Bashkisë, është i paligjshem”, tha Vokshi.
Situata u tensionua dhe menjëhere Garda u vu në mbrojtje të Veliajt, ndërsa nga ana tjetër Noka po përplaset me Gardën.
Noka, me tone të larta ka kërkuar nxjerrjen e Veliajt nga salla.