Seanca e sotme parlamentare përveç debateve dhe tensioneve ka edhe momente, që i bëjnë deputetët të heqin pak vëmendjen nga ngarkesa e atyre orëve live. Në këto foto të LSA shihen disa momente pikante të ligjvënësve demokratë dhe socialistë.
Siç shihet, dy deputetët Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj i hapin rrugën Sali Berishës, kur ku i fundit çohet nga vendi për t’iu drejtuar foltores.
Në një tjetër moment, deputeti i PS, Erion Braçe shihet teksa u tregon nga telefoni kolegëve të PS, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli makinën e Donald Trump.
Ndërsa deputeti tjetër Socialist, Eduard Shalsi teksa ndodhet në këmbë në reshtin e parë në Kuvend, hedh një vështrim dashamirës ndaj ndonjë kolegu apo kolegeje.