Dopingu tashmë prek edhe futbollin. Samir Nasri futbollisti francez me një karrierë shumë të pasur, është pezulluar me 6-muaj nga UEFA për përdorimin e substancave të ndaluara. Një kampion i vërtetë, pasi shkëlqeu në kampionatin francez me Marseille, ai luajti për 3 vite tek Arsenal ku kaloi edhe formën më të lartë në karrierë. Performacat e mira bënë që më pas të kalonte tek gjiganti i Manchester Cityt ku qëndroi nga 2011 në 2017.
Duke mos qenë në planet e Guardiolas, Nasri u la në huazim tek Sevilla për një sezon, ku pati luhatje të formës së tij. Dhe së fundmi ishte pjesë e kampionatit turk, me skuadrën e Antalyaspor. Aktualisht, 30-vjeçari francez është një lojtarë i lirë, pasi në muajin janar shkëputi kontratën me skuadrën turke.
Samir Narsi rrezikonte deri në 4 vite pezullim, pasi për një transfuzion gjaku që kishte bërë gjatë sezonit 2016-2017 kur luante me Sevillan në Primera Division. UEFA e kishte nisur më 6 mars të vitit të kaluar procedimin ndaj lojtarit për dhunim të rregullave të anti-dopingut. Konfederata Europiane ka bërë të ditur se lojtari ka mundësi ta apelojë këtë vendim.