Departamenti i policisë japoneze në Tokio, ka bashkuar një skuadër të plotë të oficeresh, për të sigurua mbrojtjen e Zonjës së Parë të Amerikës Melania Trump, e cila do të shoqërojë Presidentin Donald në një vizitë nesër në Japoni. Zonja e Parë do të arrij në Japoni ditën e dielës për një vizitë dy-ditore me Presidentin Donald Trump; Ivanka Trump u ul në Tokio të enjten.
Njësia e policisë femërore, e veshur me kostume të zeza me këmisha të bardha, praktikuan lëvizjet e tyre para Pallatit Perandorak të Tokios, duke e pastruar me manovra dhe stërvitje mbrojtëse.
Kjo është një mënyrë për të treguar se forcat e sigurisë japoneze e kanë marrë shumë seriozisht dhe po përpiqen të tregojnë respekt, shpjegon një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan. Vendosja e një skuadre vetëm me gra oficere për mbrojtjen e Melania Trump, është një shenjë mikpritjeje, tha ai për CNN.
Më herët Zonjës së Parë Michelle Obama, i është caktuar një skuadër mbrojtjeje vetëm me gra, edhe në këtë rast në një vizitë në vendet aziatike.