Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Një skenar i njohur, si ai i Escobarit”, Berisha ironizon protestën para SPAK: Rama nuk flet më për familjen

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Një skenar i njohur, si ai i Escobarit”, Berisha ironizon protestën para SPAK: Rama nuk flet më për familjen

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi protestat para SPAK në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt. Gjatë diskutimeve për programin e PD për familjen, ish kryeministri tha se “është hera e dytë në histori që rrethohen gjykatat”, ndërsa solli në vëmendje vitet ’80 kur këto institucionin i rrethonte Pablo Escobar.

“Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij. Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë. Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën. E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare”, tha Berisha.

Ndërsa foli për rolin e familjes, kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se termin “familje” e ka zhdukur nga fjalori.

“A e dëgjoni Ramën të flasë ndonjëherë për familjen? A dëgjoni ato ministre të flasin për familjen shqiptare? Asnjëherë, e kanë zhdukur nga fjalori zyrtar. Ndaj dhe ne do ta rikthejmë dhe do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit shqiptar”, u shpreh ish kryeministri.

Pjese nga fjala e Berishes

Aspekt tjetër ishte dhe denatyrimi i familjes, i një politike që kishte si synim denatyrimin e familjes.

Kjo politikë, duhet ti themi gjërat siç janë, u arrit të shndërrohet në politikë zyrtare të vendit udhëheqës të lirisë, të vendit më të fuqishëm të planetit.

Progresistët kjo rracë ekstremistësh të majtë, këta shkelmuan mbi çdo normë dhe parim dhe filluan në kërkim jo vetëm të njeriut të ri, siç e predikonte Marksi, por tashmë edhe familjes së re, por në këtë frymë jo çifteve të reja, familjes së re.

Familjes në të cilën prindërit. Shoqëritë në të cilën fëmijët do të lindeshin në ferma grash.

Një qëndrim postMarksist i pa përshkruar më parë. Karl Marksi parashikonte krijimin e një njeriu të ri sipas tij. filozof terrorist, e vërteta. E vërteta është se kush do që e lexon atë, ai është, sigurisht ‘Kapitali’ është kapital, por ai është babai i doktrinës terroriste të përpunuar nga lëvizje të tjera të mëparshme.

Pra Karl Marksi parashikonte njeriun e ri, globalizimin si një botë pa shtet e kufij, por nuk parashikonte agresionin ndaj gjinisë njerëzore, siç predikonte dhe parashikonte Xhorxh Sorosi dhe ekstremi i majtë postmarksist në SHBA dhe pastaj e përhapën në mbarë botën.

E përhapën se si, e si të krijohej një shoqëri të re, se si e si gjinia të mos ishte më një dallim. Duhet ta pranojmë, pas SHBA-së, Shqipëria isht ndofta kopshti i dytë më i lulëzuar i Xhorxh Sorosit dhe i kësaj doktrine.

Bëra këtë hurje për të theksuar se, çfarë rëndësie themelore ka për kombin, shoqërinë, Shqipërinë një përqendrim i madh, në ruajtjen, mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj.

Ju garantoj se programi ynë, do të ketë një drejtim themelor, këtë drejtim.

Kjo përpjekje, ky objektiv për një familje të fortë, për një familje të konsoliduar, për një familje plot jetë kërkon një përballje shumëplanëshe.

Prap unë theksoj, e para varfëria.

Nëqoftëse ne nuk i bëjmë me urgjencë një sulm frontal varfërisë ekstreme shqiptarët me qindra e mijëra do të vazhdojnë të ikin nga Shqipëria dhe familja shqiptare do të zvogëlohet dhe do të jetë gjithnjë në vështirësi.

Ndaj dhe ajo paketë që ne e kemi quajtur paketë emergjence, ka një synim; të zhdukë varfërinë ekstreme. Nuk zhduk varfërinë, sepse varfëria ekziston në çdo vend. Por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë, ekziston sepse ai vend vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët.

Asnjë shkak asnjë arsye, nuk ka që kjo varfëri të ekzistojë.

Keni bërë një shembull shumë të mirë që keni marrë Kukësin. Por ju them unë çfarë ndodhi në Kukës. Sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.

Mirëpo ata që e njohin Kukësin e dinë se përveç fare pak fshatrave, në tërësi fshatrat e atij qarku janë me më pak tokë, janë fshatra të cilat pa ndihmë ekonomike nuk mund të jetojnë banorët.

Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin.

Përkundrazi ato erdhën duke u thelluar dhe sot në një kohë kur 41% e popullatës janë në rrezik varfërie dhe varfëri, ndihmë ekonomike marrin gjithsej 61 mijë qytetarë.

Pra e gjitha kjo është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në 3 muajt e parë të qeverisjes tonë. Qoftë me minimumin jetik, qoftë me rrogën minimale që nuk do të jetë ndën se 500 euro, qoftë me kartën e konsumatorit për të gjithë familjet në nevojë apo personat në nevojë që marrin rrogë 500 euro apo marrin minimumin jetik 200 euro.

Do të jetë një përpjesëtim i tarifave të ujit, i çmimit të energjisë dhe do të bëjmë gjithçka qëë në një kohë rekord ta çlirojmë nga dhimbjet e skamjes.

TË LIDHURA

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

19:25 | 14/04/2026
Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar
Politikë

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT
Aktualitet

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Next Post
Bardheblutë duan të vazhdojnë marshimin, Shkëmbi mendon për anti-Teutën

Bardheblutë duan të vazhdojnë marshimin, Shkëmbi mendon për anti-Teutën

Droga te Kodra e Diellit! “Do mbillja flokët”, “jam tregtar rrobash”, çfarë thanë të huajt që u kapën në laboratorin e kokainës

Droga te Kodra e Diellit! “Do mbillja flokët”, “jam tregtar rrobash”, çfarë thanë të huajt që u kapën në laboratorin e kokainës

Valë refuzimesh në PD, emra të tjerë jashtë garës për primaret

Valë refuzimesh në PD, emra të tjerë jashtë garës për primaret







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

by mirseda
19:25 | 14/04/2026
0

“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie...

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com