Një shqiptare, nënë e dy fëmijëve është zhdukur pa lënë gjurmë. Jo vetëm familjarët që janë vënë në kërkim, por edhe policia ka shpërndarë një foto të saj, për të dhënë informacione çdokush që di vendodhjen.
Marjana Marku, me banim në komunën italiane “Marina di Massa”, është raportuar nga familjarët e zhdukur prej disa ditësh. 35-vjeçarja rezulton e zhdukur që prej 11 qershorit 2018. Rasti i saj u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?”, i transmetuar në Rai3.
Prej disa ditësh, fotoja e saj po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e gruas shqiptare.
Mediat italiane bëjnë me dije se nëna e dy fëmijëve, për herë të fundit ka komunikuar me familjarët më 11 qershor, e më pas ka humbur gjurmët.