Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një shënim anash Kongresit të PD-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Bashkëpunim me PS? Gjekmarkaj: Të përsëriten zgjedhjet, ose do të ketë protesta

Agron Gjekmarkaj

Dje, PD zhvilloi Kongres in e saj. Shumë informacione u dhanë mbi inxhinierinë elektorale që ndryshoi verdiktin popullor të 25 prillit. Por ngjarja kryesore e atij tubimi ishte fjalimi i profesor Mark Markut si një krusem e dalë nga shpirti dhe vetëdija intelektuale për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, për natyrën e partive politike e mbi të gjitha për gjendjen e PD-së dhe nevojat e saj për t’u bërë një parti që pranon ndryshimin për të ndryshuar vendin, për t’u bërë e parë, e madhe, fituese.

Personalisht e mbështes pa i hequr një presje gjithë asaj që Marku tha si një nevojë për të qenë të vërtetë, reagues, me ide që çojnë në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Lulzim Bashën e kemi mbështetur në procesin elektoral të 13 qershorit, të bindur që ishte kandidatura më e mirë dhe me prezencën e tij nuk lejon që PD të shkojë drejt kaosit, por edhe me pritshmëri të mëdha për rithemelim, rindërtim, pa shkuar në Gjykatë, por si mendësi, formë të bërit politikë. Ligjërata e tij dje nuk e kishte përmasën e reflektimit që pritej, as vizionin për rritjen e PD-së. Ndërsa Mark Marku me atë që tha duket sikur “koha politike”, së paku për një çast, u rikthye. Në rrjete sociale u bë ngjarje, kudo u mirëprit, kudo u fol për të, duke shkaktuar zgjim në shoqëri dhe te demokratët shumë më tepër.

Basha duhet ta lexojë në fakt në të mirë të tij dhe të PDsë për të realizuar ëndrrën e përbashkët, që nuk u fik nga masakra e 25 prillit.

Mark Marku nuk kërkoi asgjë për vete, duke lëshuar në mes të sallës një të vërtetë të vijon nga faqja 1 madhe që vuri në vështirësi disa gra e burra që shikonin celularet për t’u distancuar nga ai “tmerr” që po dëgjonin për t’i bërë “isharete” besnikërie Bashës, a thua se vërtet ai paskësh nevojë për të. Basha pati kurajën ta dëgjonte me respekt dhe me etikë ta duartrokiste fjalimin e Markut. Diferencë e madhe mes gjuhës së drunjtë e shpesh servile të shumë fjalimbërësve që nuk krijuan asnjë lajm me gjuhën e kolegut, i cili përkufizoi dramën e PD-së, shkruar vit pas viti.

Shumë vetë folën duke nënkuptuar që na lini rehat, ç’keni me ne, mirë jemi, s’kemi ndonjë faj, të ruajmë ofiqet e opozitës, qejf, o qejf, o qerrata, të rrimë aty, të kalojmë jetën aty, të hymë të rinj e të dalim pleq, të ulim kokën kur thuhen të vërtetat që trazojnë pellgun. Sa betejë e vogël kjo për një post nënkryetari, sekretari, kryetar komisioni, një tjetër mandati nesër, përballë betejës së madhe që shqiptarët dhe demokratët presin nga opozita.

Ata vërtet mund të jenë “besnikët” e Bashës, që e ndajnë nga masa e madhe e njerëzve që e shohin si simbol të ndryshimit e i thonë “si kështu Marku?”, “po ky Agroni?”, mbase edhe njerëz të mirë, por që transformohen për karrierën e tyre të vogël. E çfarë kërkoi Mark Marku dje? E thjeshtë! Një PD demokratike dhe jo ndërmarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashën Kryeministër dhe jo një tjetër kongres ku të flitet për masakrën elektorale. Kaq dua edhe unë duke marrë në shkëmbim shikime të turbullta e të frikuara dhe nofkën e “mosmirënjohësit”! E kam dashur gjithmonë idenë e PD-së më shumë se PD-në vetë. E dua ende me iluzionin se ideja do bëhet PD. Do të përpiqem për këtë edhe nëse suksesi i saj nuk triumfon./panorama.al

Tags: Agron GjekmarkajkongresiPD

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Në kërkim nga Norvegjia për rrëmbim, arrestohet 35-vjeçarja në Tushemisht

Në kërkim nga Norvegjia për rrëmbim, arrestohet 35-vjeçarja në Tushemisht

Detajet/ Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan

Detajet/ Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan

Formula 1/ Verstappen kritikon Hamiltonin për festën e fitores, e heq nga Insta

Formula 1/ Verstappen kritikon Hamiltonin për festën e fitores, e heq nga Insta

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com