Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Një mjek dhe një ambasadore, laureatët e Nobelit për Paqe

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Një mjek dhe një ambasadore, laureatët e Nobelit për Paqe

Ata angazhohen për viktimat e luftës dhe të dhunës. Për këtë, mjeku kongolez dhe ambasadorja e posaçme jezide e Kombeve të Bashkuara nderohen me çmimin e lartë. Mjeku kongolez Denis Mukwege dhe veprimtarja irakiane e të drejtave të njeriut Nadia Murad marrin Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2018. Të dy u nderuan për luftën e tyre kundër dhunës seksuale si armë në luftë, bëri të ditur Komiteti i Nobelit në Oslo. Secili prej tyre “ka kontribuar në mënyrën e tij për ta bërë më të dukshme dhunën seksuale, në mënyrë që dorasit të nxirren para përgjegjësisë.”

Jezidja Murad u mor dikur si skllave nga milicia terroriste “Shteti Islamik”. Milicët e IS e sulmuan në gusht 2014 fshatin e saj në malësinë Sinxhar dhe e morën atë me vete në qytetin e madh Mossul. Gjatë sulmit, terroristët vranë më shumë se 40 anëtarë të familjes së saj. Muradi mbeti gjallë nga burgimi tre mujor dhe arriti të arratiset. Sot, 25 vjeçarja angazhohet si ambasadore e posaçme e OKB-së për njerëzit, që kanë një fat të njëjtë. Ajo jeton në landin gjerman të Baden-Vyttembergut, ku rreth 1000 jezidë nga Iraku Verior kanë kërkuar mbrojtje.

Mukwege punon si kirurg në Lindje të Republikës Demokratike të Kongos. 63 vjeçari drejton në Bukavu spitalin Panzi, në të cilin trajtohen para së gjithash viktima të përdhunimeve. Më shumë se 50.000 paciente janë trajtuar deri tani atje – shumë prej tyre pas përdhunimeve në grup nga ushtarët ose kryengritësit. Mukëege konsiderohet nga ekspertët kryesorë në të gjithë botën, që përpiqet të shërojë jo vetëm plagët fizike, por edhe ato psikike pas akteve të tilla të dhunës. Juria e karakterizoi atë “simbol në luftën kundër dhunës seksuale në konfliktet e armatosura”.

Jo në Stokholm, por në Oslo

Këtë vit për ta marrë Çmimin Nobel u emëruan 216 persona dhe 115 organizata. Çmimi Nobel i Paqes, i shoqëruar me nëntë milionë krona suedeze (rreth 860.000 euro) është i vetmi nga Çmimet Nobel që nuk jepet në Stokholm, por në Oslo. Çmimet Nobel të Paqes jepen në 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së dhuruesit të Çmimit Alfred Nobel. (Burimi:DW)

 

Tags: cmimi nobel per paqefituesit

TË LIDHURA

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut
Rajoni

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Next Post
Del foto/Ky është i riu, truproja i Martinajt. Ndërroi jetë nga përplasja në Bllok

Del foto/Ky është i riu, truproja i Martinajt. Ndërroi jetë nga përplasja në Bllok

Berisha vë alarmin

Berisha vë alarmin

Vasili tallet me Ramën: Ai po që e meriton çmimin “Nobel”

Vasili tallet me Ramën: Ai po që e meriton çmimin "Nobel"







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët
Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

by mirseda
08:14 | 04/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas...

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026
Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com