Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Një goditje, një qëllim”, Çollaku: Nëse Rama nuk rrëzohet, është dështim për PD

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Një goditje, një qëllim”, Çollaku: Nëse Rama nuk rrëzohet, është dështim për PD

Kandidati i listës së hapur në qarkun e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka folur ditën e sotme në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve elektorale në 11 Maj. Çollaku, i ftuar për një emision televiziv, ka folur rreth përvojës së këtyre ditëve në fushatë dhe mbi betejën e ‘përgjakshme’, siç e ka quajtur ai, në listën e hapur. Kandidati për deputet ka folur me tone të ashpra ndaj kodit zgjedhor, duke thënë se është një kod i padrejtë, për të cilin ndihet i lumtur që nuk e ka votuar. Ai ka vijuar duke thënë se pas 12 Majit, kodi do duhet të ndryshohet. Më tej, Çollaku ka thënë se mungon edhe debati politik mes palëve, i qëllimshëm nga mazhoranca, sipas tij.

“Përveçse betejës politike të krerëve, kryetarit të opozitës dhe kryetarit të mazhorancës, betejë politike nuk shikoni. Edhe në fakt, betejën politike po e mbajnë mbi kurriz kandidatët e listave të hapura, mendoj me ndonjë përjashtim tek-tuk. Kjo jo për çështje politike apo të natyrës; është vetë sistemi që e imponon këtë gjë. Pra kemi 12 njerëz tërësisht të relaksuar në Tiranë nga dy kampe dhe kemi 37 të tjerë në një luftë të përgjakshme. Betejën secili e bën sikur të jetë ai përfituesi apo gjenerali i çdo beteje. Ja u thashë, është një luftë gati e përgjakshme brenda llojit, në listat e hapura, edhe është një situatë anormale, atipike, në këta që drejtojnë në pjesët e mbyllura të listave, gjë që, ja u thashë, deformon thellësisht klimën politike. Nuk ka debate politike, pavarësisht energjisë tonë. Publiku duhet të përfitonte debatin politik në vend. Debati kundra mazhorancës me ata të opozitës që nuk, në fakt, nuk ka. Edhe gjeneza, në fakt, është ky kod i deformuar zgjedhor dhe anormal dhe i shëmtuar zgjedhor, i cili nuk i jep mundësi njerëzve. Do duhet ta ndërrojmë këtë kod nga 12 maj e prapa.”-tha Çollaku.

Çollaku vijoi duke thënë se objektivi i vetëm i Partisë Demokratike është të rrëzojë Edi Ramën dhe jo të shtojë numrat në opozitë. Nëse nuk e rrëzojnë Ramën, sipas Çollakut, për PD-në do të ishte një dështim.

“Partia Demokratike ka vetëm një objektiv, që unë mendoj është sukses, por gjithashtu edhe dështim: rrëzimin e Edi Ramës. Në rast se ndodh, është sukses politik; në rast se nuk ndodh, është dështim politik. Duhet të jemi të ndershëm, në këtë betejë jemi për të rrëzuar Edi Ramën, jo për të shtuar mandatet në opozitë, sepse s’ka kuptim asnjë mandat në opozitë, në rast se ne nuk realizojmë suksesin politik, për veten, për opozitën dhe për mbështetësit tanë dhe për njerëzit. Pra edhe suksesi ynë matet me një goditje: rrëzojmë apo jo Edi Ramën.”-tha Çollaku.

Kandidati i PD-së, Kreshnik Çollaku, e ka komentuar pozitivisht prezencën e LaCivita në fushatë, për sa i përket mesazheve qëndrore, ndërsa në terren, për kandidatin, këshillat e Chris LaCivita nuk janë dhe aq të nevojshme.

“Unë mendoj që patjetër përfshirja e strategut të Presidentit Trump është një provë që PD ka normalizuar raportet me SHBA-në, gjë që nuk ndodhte para 3 vitesh. Për sa i përket fushatës time, po ta them ndershëm, unë fushatën time di ta bëj më mirë në terrenin tim sesa çdo këshilltar i huaj që mund të më vijë. Vlen në mesazhin makro-politik.”-tha Çollaku.

Në përfundim, Çollaku ka komentuar edhe kontratën e lobimit, e cila sipas tij është e tepërt, por jo e paligjshme.

“Jam njeriu më i papërshtatshëm për të të dhënë përgjigje për këtë çështje. Edhe unë si ju e kam parë në media dhe jam njohur në media me këtë gjë. Po të them që unë kam punuar në Ambasadën e SHBA-së, kam drejtuar për një pjesë të konsiderueshme në qeverisjen e Partisë Demokratike. Në fakt, nuk ka ndonjë gjë të paligjshme. Ne diplomatëve na duket e tepërt të angazhohemi në kompani lobimi. Kompanitë e lobimit që angazhoheshin për raste specifike, gjysmën e punës na e kërkonin ne të ambasadës. Është e kotë të angazhohemi në këto dimensione. Çdo qeveri ka lobuesit e vet në SHBA. Edhe ne kur ishim, edhe kjo aktualja. Kjo është veprimtari legjitime edhe brenda vendit dhe jashtë tij.”-tha Çollaku.

TË LIDHURA

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime
Aktualitet

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën
Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth
Aktualitet

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

21:04 | 06/08/2025
Next Post
Partizani siguron Europën, ndryshojnë skenarët për Ligën e Konferencës

Partizani siguron Europën, ndryshojnë skenarët për Ligën e Konferencës

Laçi tronditet nga armët, gjykata cakton masën “arrest me burg” për autorët

Laçi tronditet nga armët, gjykata cakton masën “arrest me burg” për autorët

Përplasen makinat në Laprakë, përleshen edhe shoferët e pasagjerët

“Aksident i rëndë: Shoferja përplas dy këmbësorë dhe një shitëse ambulante”

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com