Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Nga Gjergj Erebara

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. [Link] Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër./BIRN

Tags: databasegjergj erebarapatronazhist

TË LIDHURA

Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…
Aktualitet

Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

13:36 | 08/08/2025
Ilir Meta kërkoi lirinë, shtyhet për javën e ardhshme seanca, avokati: Do të lirohet
Kryesore

Ilir Meta kërkoi lirinë, shtyhet për javën e ardhshme seanca, avokati: Do të lirohet

11:06 | 08/08/2025
Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi
Aktualitet

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
Next Post
“Deklarata e Akademive të Shkencave dhe e Ministrisë të Kulturës nuk plotëson kushtet e botimit”

Artan Fuga: Kërkojmë një politikan të virgjër, nxjerrë nga akulli!

Zgjedhjet/ KQZ miraton projektin pilot të votimit e numërimit elektronik

KQZ kërkesë PS e PD: Hiqni menjëherë posterat nga godinat publike!

Futbollisti i Kombëtares / Laçi lë gjurmën e parë me Ajaccion, shënon supergol

Futbollisti i Kombëtares / Laçi lë gjurmën e parë me Ajaccion, shënon supergol

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës
Bota

“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

by mirseda
14:29 | 08/08/2025
0

Zyra e Mahmoud Abbasit, presidentit të Autoritetit Palestinez, ka dënuar vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite, duke...

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

14:18 | 08/08/2025
Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

13:36 | 08/08/2025
Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

12:18 | 08/08/2025
Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

12:15 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com