Kryesia e Kuvendit te Kosovës ka vendosuyr mbajtjen e një seancë te jashtë zakonshme ditën e mërkura ne orën 10:00.
Valdete Bajrami që mban postin e kryetares se grupit parlamentar “Nisma për Kosovën” njoftoi se dita e mërkurë do të ketë si rend të ditës vetëm mocionin e rrëzimit të qeverisë. Mbledhja e grupit parlamentar u bë sot pasi firmosën 40 deputetët e opozitës të cilës kishin thirrur këtë seancë.
Mocioni për mosbesimin ndaj qeverisë përvçe partive opozitare e kanë nënshkruar dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike.