Një ditë më parë, ish-presidenti Bujar Nishani e konsideroi Kosovën si Jerusalemin e shqiptarëve. Ai i qëndron strik mendimit se propozimi i Thaçit është destabilizues, e mbi të gjitha nxit konfliktet.
https://tiranatoday.com/mediat-serbe-i-bejne-jehone-deklarates-se-nishanitkosova-jerusalemi-i-shqiptareve/
Në një intervistë dhënë në “Report Tv”, Nishani ka qenë mjaft i qartë, duke e parë propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbime territoresh, si një propozim të kahershëm serb dhe të rrezikshëm për të gjithë rajonin.
“Destabilitet, pasiguri dhe nxitje të konfliktit”. Kështu e shikon Bujar Nishani propozimin e Hashim Thaçit. Nishani, gjatë intervistës thekson se “Çdo tendencë apo tentativë për të krijuar një model të rivendikimit të territoreve dhe kufijve të njohur ndërkombëtarisht pas shpërbërjes të ish Jugosllavisë midis Kosovës dhe Serbisë, padyshim kthehet në një problem të përplasjes rajonale”.
Pak më herët, presidenti Hashim Thaçi ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj, se kufijtë e Kosovës mund të ndryshojnë vetëm me luftë. Thaçi thotë se ai nuk po mendon ndarjen e Kosovës, ndërsa për këtë thotë se duhet të pyetet edhe populli.
https://tiranatoday.com/thaci-propozon-referendum-per-shkembim-territoresh-me-serbineberisha-smund-te-pastrohesh-me-mbetje-te-kuzhines-se-beogradit-video/