Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar ish-komisarin e policisë Artan Cuku, me medaljen “Shqiponja e Artë” (Pas vdekjes). Vendimi i kreut të shtetit erdhi pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj.
Artan Cuku, ish – Drejtori i Policisë së Vlorës u vra me armë zjarri në Tiranë më datën 8 prill të këtij viti në “Rrugën e Kosovarëve”, pranë Liqenit Artificial. Cuku u qëllua me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor.