Ka nisur sot seanca në gjykatën e Apelit për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku socialist ka kërkuar masë më të butë sigurie.
Mësohet se Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës. Trupa gjykuese është tërhequr për vendimarrje, pasi u paraqiten pretendimet e palëve mbrojtese.
Kujtojmë se Dako është arrestuar pak javë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë, “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit dhe jo sipas projektit të miratuar”.