Ka nisur mëngjesin e sotëm prishja e banesave nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, për t’i hapur rrugë rehabilitimit të lumit të Lanës.
Nga ky projekt preken 153 familje, ndërsa tashmë është prishur ndërtesa e parë pranë urës së Shkozës.
Policia ka rrethuar bllokun e banesave dhe nuk lejon banorët të afrohen, ndërsa në aksion marrin pjesë shumë forca policie.
Ajo që të bie në sy janë masat e forcave “Shqiponja”, të cilët qëndrojnë mbi urë të pajisur me kallashnikovë dhe të veshur me jelek antiplumb, gjë që nuk është parë më parë në aksione të ngjashme.
Banorët e Shkozës u përballuan me policinë pasi bllokuan rrugën në shenjë proteste disa ditë më parë, ndërsa më vonë iu drejtuan Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan një letër Lu-së dhe Vlahutin për problemin e tyre.
Por, duket se deri më tani përpjekja e tyre për të zgjidhur këtë hall dhe për të mos ngelur në qiell të hapur, ka rënë në vesh “të shurdhët”.