Në qytetin e Korçës ka nisur fushata ndërgjegjësuese “Jo Martesa të Hershme”, e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut.
Martesat në moshë minorene në Shqipëri janë në shifra shqetësuese. “Grua për Shpi” është përdorur si një slogan i marrë nga vepra e Franca Ramës.
Me mbështetjen e Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri, në partneritet me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Qeverinë e Shqipërisë, fushata ndërgjegjësuese do të shtrihet në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.
Letizia Fiscioni, drejtues e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), foli për domosdoshmërinë e garantimit të të drejtave të grave dhe vajzave si element për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.
“Jemi të bindur se s’mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe asnjë formë progresi, pa u siguruar grave të drejtat, të drejtën e zgjedhjes dhe, mbi të gjitha, të drejtat e mbrojtjes ndaj dhunës dhe diskriminimit të çdo lloj forme”, thotë Letizia Fiscioni për Euronews.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale theksoi se: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet e angazhuar të parandalojë çdo praktikë që rrezikon shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e vajzave.”
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin publik, të nxisë dialogun politik dhe të ndërgjegjësojë komunitetet për të adresuar martesat e hershme, të njohura si shkelje e të drejtave të njeriut dhe si faktor që nxit dhunën me bazë gjinore.















