Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Nis ndërtimi i kullës 35-katësh në Shkodër, urbanistët kundër për financat e kompanisë”

2 ditë ago
in Aktualitet
“Nis ndërtimi i kullës 35-katësh në Shkodër, urbanistët kundër për financat e kompanisë”

Një vit më parë në Shkodër, qytetarë të shumtë dolën në rrugët e qytetit për të protestuar kundër ndërtimit të një kulle shumëkatëshe në qendër të qytetit.

Atë kohë u duk sikur protesta dha efektin e saj dhe kulla nuk do të ndërtohej, por tre ditë më parë, nga kompania kontraktuese tashmë është vendosur tabela, e cila njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e një kulle prej 35 katesh. Sipas projektit të afishuar, afati kohor i ndërtimit është parashikuar të zgjasë 84 muaj.

Kjo kullë do të ndërtohet në zemër të qytetit të Shkodrës, ç’ka ka sjellë edhe reagime të ndryshme. Urbanisti Imeldi Sokoli shprehet se nuk është kundër modernes apo mundësive të reja, por qytetit, me arkitekturën që ka nuk i përshtatet një ndërtesë e tillë.

“Vjen si shkak i një ligji që është ligj i porositur apo amendimi i një ligji që është i porositur tashmë dhe e gjithë kjo është një histori ose një njollë e dëmshme e vendit, e qytetit tonë, e cila tashmë duket që është shumë vonë ndoshta edhe për të reaguar. Dëmet që do të shkaktojë, ky lloj zhvillimi, do të jenë të pashlyeshme në vitet në vazhdim.

Ajo që duhet të mbronte interesat dhe balancimin e zhvillimit të territorit që është Bashkia, fshihet pas firmës së kryeministrit, duke ia lënë topin kryeministrit dhe duke thënë që është firma dhe vula e tij. Mund të themi që është një mish i huaj për Shkodrën, sepse Shkodra është një qytet linear, i shtrirë, në kuptimin horizontal dhe jo vetrtikal.”

Edhe për Amel Pervizin, si një aktivist i qytetit, kjo kullë nuk është e përshtatshme dhe se do të jetë ndikues kryesor për shtimin e trafikut, duke rënduar edhe më shumë situatën.

“KKRT-ja merr vendime prej Tirane se si do të ndikohet jeta e qytetarëve në Shkodër. Nuk pyetet për asnjë gjë më. Ne jemi shumë të revoltuar për këtë gjë. Është afishuar emri i një kompanie për të cilën lehtësisht po të hyjmë në QKB, mund të gjejmë të dhëna dhe ato të dhëna financiare nuk e justifikojnë ndërtimin e një kulle të tillë. Besoj se kjo është një indicie për organet e drejtësisë që të veprojnë.”

Tashmë tabela është vendosur në qendër të qytetit dhe shumë shpejt pritet që fadromat të nisin punën për ndërtimin e kullës 35 katëshe./MCN

Kujtojmë se kulla “Hotel Rozafa Tower” do të ndërtohet nga nga “Uldedaj Group” në hapësirën e hotel Rozafës, duke iu shtuar hapësirës së saj, por shumëfish më e lartë se godina e Rozafës. Bëhet fjalë për një zonë në qendër të qytetit të Shkodrës, karshi pedonales dhe zonës historike.

TË LIDHURA

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

19:51 | 26/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit
Aktualitet

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë
Aktualitet

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

18:31 | 26/09/2025
Next Post
Pas takimit në selinë e PS, Rama dhe Manastirliu ulen në kafe me deputetët dhe ministrat

Pas takimit në selinë e PS, Rama dhe Manastirliu ulen në kafe me deputetët dhe ministrat

“Karta e Taksapaguesit”, udhërrëfyesi i ri për bizneset e Tiranës!

“Karta e Taksapaguesit”, udhërrëfyesi i ri për bizneset e Tiranës!

Kryeministri Kurti nderon heroin Afrim Bunjaku: Dëshmor i sovranitetit e integritetit të Kosovës

Kryeministri Kurti nderon heroin Afrim Bunjaku: Dëshmor i sovranitetit e integritetit të Kosovës

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

by mirseda
19:51 | 26/09/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Poliçan, në afërsi të fshatit...

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

19:40 | 26/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

Mes protestash në OKB, Netanyahu akuza vendeve perëndimore për njohjen e Palestinës

18:52 | 26/09/2025
New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

New York, Begaj takon Gueterres: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

18:50 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com