Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nipi në Elbasan dhunon dhe godet gruan e xhaxhait me sfurk dhe zhvishet lakuriq para saj, konflikti për 2 zogj pule

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Nipi në Elbasan dhunon dhe godet gruan e xhaxhait me sfurk dhe zhvishet lakuriq para saj, konflikti për 2 zogj pule

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Shirgjan të Elbasanit.

Në këtë fshat, ngjitur me njëra-tjetrën banojnë dy familje, xhaxhai me familjen e vet nga njera anë dhe ngjitur, nipi me familjen e vet.

Gruaja e xhaxhait, Nimete Tashi, u rrah keq nga Gentiani, nipi i bashkëshortit të saj, një burrë rreth 43-45 vjeç. Shkak u bënë disa zogj të gjetur në kopshtin e Nimetes për të cilët babai dhe nusja e Gentianit kishin hedhur akuzën se i ka vrarë Nimetja me Idrizin.

Çështja ka mbetur në Gjykatën e Elbasanit, për akuzën e rrahjes, por xhaxhai dhe e shoqja janë shumë të shqetësuar e të frikësuar. Gentiani, sipas tyre është kthyer në kërcënim. Madje Nimetja tregon se në disa raste, ai i ka treguar organet gjenitale.

Nimete Tashi: Jam 66 vjeçe dhe vjen një ditë kunati këtu dhe më thotë që vjen nusja dhe më thotë që ka vrarë pulën ti dhe kunati i thotë nuses që ky nuk është i vrarë, por ka ardhur ndonjë shpezë e egër këtu. Dhe kunati vjen këtu dhe më thotë që kështu më tha nusja që ma keni vrarë ju. Sa iku kunati pashë se atyre vetëm lëkura ju kishte mbetur. Kemi 40 vjet vetëm sherr. Pastaj më hodhi matanë e më rrahu e më dërrmoi. Doli ky duke i thënë që “e vrave, e vrave”, por nuk i vuri dorë fare e vetëm kaq i tha. Mori sfurkun ai nipi. Më rrahu, më shukuriti dy herë dhe më hodhi matanë. Më gjuajti dhe në grusht dhe në krahë.

Idriz Tashi: Është shumë agresiv. Atë edhe miza ta pickojë, ai thotë ma ka lëshuar xhaxhai. Nuk e ngacmoj fare. Unë shkoj tek toka, ata më presin me gurë të dy çunat e byrazerit. Ndihemi të kërcënuar.

Nimete Tashi: Sidomos ky.

Idriz Tashi: Se unë shkoj më shumë në kopsht. Më ofendon atje në kopsht, më shan.

Nimete Tashi: Vijnë policët pas meje atje e më pyesin kush të ka rrahur. Ju thashë që nipi. Policia më tha që “fale, fale” Ju thashë që nuk ja fal se “shiko në këtë moshë ai më rreh mua kot fare”. Ai është zhveshur lakuriq në kat të dytë. Ka hequr brekët.

Idriz Tashi: Ka dalë sikur e ka bërë nëna.

Gazetari: Pra, ka bërë veprime jo të hijshme?

Nimete Tashi: Shumë, shumë.

Banorë të tjerë të zonës tregojnë se ndihen të ofenduar dhe të kërcënuar nga Gentiani.

Edije Muça: Gjithmonë sa herë shkojmë ne atje se do të punojmë ne kemi ullinj, ai atje na shan me lloj lloj llafesh. Unë fuqi nuk kam të merrem me atë se jam 60 vjeçe dhe në këtë mënyrë unë duhet të mbyll gojën time sepse nuk kapem dot me të. Unë kam qenë në polici për këtë arsye. Kemi ndarë kufirin, ai pret pemët, ai na shan, na kërcënon “do të vras e do të pres”. Unë nuk kam takat. Më ka sharë nga nëna, unë nënën e kam të vdekur. Me ka thënë “do të të fus këtë në gojë”, disa llafe të pista që unë nuk i duroj dot.

“Stop” komunikoi dhe me kryetarin e fshatit, i cili thotë se është në dijeni të rastit dhe se së bashku me instancat përkatëse janë munduar që të zbusin konfliktin.

Kryetari i fshatit: Gentian Tashi…

Gazetari: Ju a jeni në dijeni të disa debateve që ai ka pasur?

Kryetari i fshatit: Po, po, po!

Gazetari: Po pse vazhdojnë këto konflikte?

Kryetari i fshatit: Po nuk e di. E kanë me njeri-tjetrin, me xhaxhanë, me këto kështu, kupton ti… Dhe ne si pushtet vendor jemi gjithmonë për zbutjen e konfliktit dhe nuk jemi për ta acaruar konfliktin. Më kuptove?

Gazetari: A jeni përpjekur ndonjëherë që t’i zbusni situatat?

Kryetari i fshatit: Po, kemi vajtur kushedi se sa herë, kemi vajtur, kemi vajtur, kemi vajtur, kanë ardhur edhe zotërinjtë këtu. Kam biseduar edhe me të atin, kam biseduar edhe me xhaxhanë. Ai mbase do të ketë edhe konflikte edhe me të tjerë, por për këta që i ka njerëzit e vet, xhaxhanë e vet e këto të tjerët, më kupto Sulon!

Sociologu, Gëzim Tushe sqaron më në detaje se si nis një konflikt dhe si mund të shuhet ai.

Gëzim Tushe: Konfliktet ekzistojnë dhe kanë ekzistuar. Mënyra se si zgjidhen konfliktet është çështja që ka të bëjë me emanicipimin tonë si qytetarë sepse është e natyrshme që njerëzit që kanë lidhje gjaku, por edhe kur nuk kemi lidhje gjaku, ka probleme që përplasen interesa të caktuara dhe nuk biem dakord me interesa të caktuara. Problemi është se si e zgjidhim ne konfliktin. Nëse ne konfliktin e zgjidhim me një konflikt, me dhunë, me grindje, me thashetheme, kjo do të thotë se këto lidhjet fillojnë të dobësohen./tvklan.al

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Vdekja e kenianes, 6 persona shoqërohen në polici, kontrolle në 4 banesa

Vdekja misterioze e Joy Ayoko, Ministria e Drejtësisë dërgon letërporosi në Kenia

Masakër në një shkoll në Beograd, një nxënësi vret rojen dhe 8 shokë

Masakër në një shkoll në Beograd, një nxënësi vret rojen dhe 8 shokë

Aksidenti frikshëm ku humbi jetën 17-vjeçari në Poliçan, del ekspertiza, ja çfarë gjeti policia në makinë

I riu ngacmon seksualisht të miturën në Tiranë, godet policin gjatë arrestimit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com