1071 – Bari, zotërimi i fundit bizantin në Italinë e Jugut, pushtohet nga normani Robert Guiscard (1015-1085). 11 vjet më vonë, Guiscard mposhti edhe perandorin bizantin Aleks I Comnenus në betejën e Durrësit në tetor 1081, duke e marrë qytetin pas një rrethimi të gjatë (perandori iku i plagosur). Në shkurt 1082, Guiscard do të arrinte deri në Korfuz.
1452 – Në Vinci të Italisë lindi Leonardo da Vinci – piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar. Gjenialiteti i tij është i pakrahasueshëm, edhe sot; njeri i kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethshme krijuese. Leonardo është konsideruar, gjerësisht, si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Sipas historianes së artit, Helen Gardner, shtrirja dhe thellësia e interesave të tij ishin të pa shembullta, mendja dhe personaliteti i tij ishin mbinjerëzor.
1755 – Botohet, në Londër, Fjalori i Gjuhës Angleze nga Samuel Johnson (mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes).
1865 – Abraham Linkoln vdes, pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth, ndërsa po shikonte një shfaqje në Teatrin Ford, në Uashington.
1912 – Anija e udhëtarëve Titanik zhytet në Atlantikun e Veriut, dy orë e dyzet minuta pas përplasjes me një ajsberg. Vetëm 710 persona, nga 2,227 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, shpëtuan.
1923 – Për herë të parë Insulina vihet në dispozicion për përdorim të gjerë nga njerëzit me diabet. Insulina ishte zbuluar në vitin 1922 dhe sot përdoret çdo ditë në trajtimin e diabetit.
1971 – Aktori George C. Scott refuzon çmimin Oskar për rolin e tij në filmin “Patton”, gjeneral i trupave amerikane në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktori Scot u tha gazetarëve se nuk e donte një nder të tillë, pasi është poshtëruese që aktorët të konkurrojnë kundër njeri-tjetrit. Ai e quajti ceremoninë Oskar, një paradë mishi, shfaqje publike e sajuar për përfitime ekonomike.