1498 – Turma vërshon në manastirin e Savonarolas, në San Marco, Firence, Itali, për të ndjekur debatin midis Savonarolës, rilindas dhe predikues i krishterë tepër aktiv, dhe priftërinjve. Por, Savonarola gjaknxehtë, e humbi debatin kur pranoi të kryente një mrekulli duke ecur mbi qymyr të ndezur; papritur shiu filloi, sheshi u përmbyt dhe zjarri u shua. Kisha e akuzoi Savonarolën për magji, e dënoi me varje dhe pas vdekjes, me djegie. Savonarola njihet për krijimin e virtytit teologjik të Caritas, ose Dashurisë; ai argumentonte se kur duan të afërmin a të tjerët, të krishterët kthejnë dashurinë që ata kanë marrë nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre.
1795 – Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.
1811- Lindi Hasan Tahsini, i cili një ndër figurat më të ndritura jo vetëm të krahinës së Çamërisë, por të mbarë Shqipërisë. Ai lindi në fshatin Ninat të Konispolit dhe shkëlqeu si shkencëtari më i shquar i gjithë Perandorisë Otomane për kohën e vetë. Hoxha Tahsini ishte jo vetëm një dijetar erudit por edhe një patriot i zellshëm, mbrojtës i gjuhës shqipe dhe mësues i shumë prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare. Veprimtaria patriotike e Hasan Tahsinit spikati qoftë në formimin e Komitetit të Stambollit e qoftë gjatë Lidhjes së Prizrenit kur ai u angazhua në Filat për organizimin e mbrojtjes së trojeve të Shqipërisë së Jugut. Një ndër angazhimet e para të PDIU-së që prej formimit ka qenë rindërtimi i shtëpisë muze të këtij personaliteti gjenial që ka kontribut të paçmuar për kombin tonë.
1939 – Italia pushton Shqipërinë – ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë, më 15 mars, pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, ikën dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946, para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.
1948 – Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.
1962 – Ish-nënpresidenti jugosllav Milovan Djilas kthehet në burg. Në qelinë e tij, Gjilas shkroi disa libra dhe shumë kritika të tjera të fuqishme ndaj komunizmit, që e bënë atë një disident klasik; Gjilas shkroi edhe dy romane, dy vepra autobiografike dhe disa vëllime me tregime të shkurtra, shkruan Tirana Observer.
Milovan Gjilas (1911 – 1995) ishte politikan jugosllav komunist dhe teoricien. Ai kishte qenë figurë e rëndësishme në lëvizjen partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në qeverinë e pas-luftës. I vetëshpallur Social-Demokrat, Gjilas u bë një nga disidentë më të njohur në Jugosllavi dhe të gjithë Bllokut Lindor.
1978 – Bibla Guttenberg (botuar në shek. XV) shitet për 2 milionë dollarë gjatë një ankandi në Nju Jork.
1983 – Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut – 80 mijë vjeçar.
1994 – Ekstremistët Hutu, në Ruandë fillojnë masakrimin e pjesëtarëve të fisit Tuci dhe të hutuve politikisht të moderuar. Brenda 100 ditëve të masakrës, u vranë rreth 800 mijë njerëz.