Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një efektiv i burgut është goditur me sende të forta.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, ndërsa 64-vjeçari është goditur me një send të fortë nga person i paidentifikuar.
Policia ka bërë me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.