Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Nga rrugët, te pensionet, Buxheti 2025 nis maratonën e diskutimeve në komisione

1 vit ago
in Ekonomi
Nga rrugët, te pensionet, Buxheti 2025 nis maratonën e diskutimeve në komisione

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm ka nisur maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare. Në mungesë të demokratëve për të dytin vit me radhë, ministri i Financave tregoi edhe drejtimet kryesore ku do të shpërndahen paratë.

“Shpenzimet për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në financimin e sektorëve prioritarë siç janë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet digjitale dhe bujqësia”, tha ministri i Financave Petrit Malaj. Nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ministri Petrit Malaj tregoi edhe projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë nga viti i ardhshëm.

“Ku përmendim zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, Elbasan-Lekaj, Bypassi i Elbasanit dhe Berat-Ballaban. Gjithashtu do të vijohet zbatimi i projekteve koncesionare prioritare si Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat, Bypass i Portit të Jahteve dhe Milot-Morinë”, shtoi Malaj. Por meraku më i madh i socialistit Erion Braçe në drejtim të buxhetit të vitit të ardhshëm, më shumë se për rrugët apo hekurudhat që do të ndërtohen është për pensionet.

“Të bëjmë një seancë të posaçme për buxhetin e sigurimeve shoqërore. Natyrisht buxheti për Sigurimet Shoqërore paraqitet veçmas, aq më shumë kur gjendemi përballë problematikave që ka skema e sigurimeve shoqërore”, tha deputeti i PS, Erion Braçe. Të njëjtit shqetësim iu bashkua edhe i vetmi përfaqësues si opozitës në komision, Dashamir Shehin i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. “1/3 apo 1/4 e buxhetit është sigurime shoqërore. Ne shpesh këtu merremi me fonde e subvencione, çikërrima nga 5 apo 10 milionë euro. Ka ardhur koha të diskutojmë seriozisht se çfarë të bëjmë me këtë skemë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Projektbuxheti i vitit 2025 u diskutua gjithashtu edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Mbledhja zgjati vetëm 10 minuta dhe në të u miratua kalendari i punimeve për në vijim. Në komisionin Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u ra dakord gjithashtu për kalendarin e punimeve dhe shqyrtimin e kërkesave që përfaqësues të institucioneve do të kenë. Përgjatë gjithë muajit nëntor buxheti do të diskutohet në komisionet parlamentare, aty ku mund të pësojë ndryshime të mundshme në sektorë të caktuar.

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

17:20 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër
Aktualitet

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…
Ekonomi

Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…

12:30 | 03/04/2026
Next Post
Atentati me 4 viktima, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër, çfarë po kërkohet

Atentati me 4 viktima, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër, çfarë po kërkohet

Barcelona në alarm të kuq për “rrezik ekstrem”. Përmbytje në disa zona (FOTO)

Barcelona në alarm të kuq për “rrezik ekstrem”. Përmbytje në disa zona (FOTO)

Një nga kundërshtarët në Nations League është Shqipëria, del lista e të ftuarve te Ukraina

Një nga kundërshtarët në Nations League është Shqipëria, del lista e të ftuarve te Ukraina







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com