Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga Moska në Uashington; Si oligarkët po pushtojnë botën

8 vjet ago
in Bota, Kryesore
Nga Moska në Uashington; Si oligarkët po pushtojnë botën

Nga Josephine Huetlin, “Daily Beast”/Pragë– Disa muaj para se të garonte si kryeministër i Republikës Çeke, njeriu i dytë më i pasur në vend, u bë pronar i të përditshmes më me ndikim, dhe u përpoq t’i bindte gazetarët e saj se nuk do të përdorte gazetën, të cilën ai e kishte blerë vetëm një ditë më parë, për qëllime politike. “Shkruani lirshëm për gjërat që dëshironi!”- u tha ai.

Sigurisht, Andrej Babis nuk e mbajti fjalën. Katër vjet më vonë, “Mladá fronta Dnes” u shndërrua nga një gazetë që dikur ndihmoi në rrëzimin e një kryeministri, kur ai refuzoi t’u tregonte gazetarëve se ku i gjente paratë për të paguar qiranë e një apartament luksoz, në atë që do të quhej “një media pa asnjë aktivitet investigativ”.

Nga ana tjetër Babis, u zgjodh si kryeministër i ri në Pragë të mërkurën e kaluar. Ai arriti t’i bindë votuesit se është personi i vetëm në politikë, mjaftueshëm i pasur për t’u vetëmohuar, siç e kishte thënë edhe gjatë fushatës e tij; “Do ta drejtoj vendin si një biznes!”. Dhe fitoi, edhe pse u akuzua për mashtrim dy javë para zgjedhjeve, pasi kishte marrë në mënyrë të paligjshme subvencione nga Bashkimi Evropian për të financuar hotelin e tij luksoz në periferinë rurale të Pragës.

E shihni pra, që jo vetëm në Shtetet e Bashkuara ndodh që njerëzit që janë ose pretendojnë të jenë miliarderë, kanë aspirata dhe karriera të mëdha politike. Përtej ideologjisë, nganjëherë në qendër të skenës, nganjëherë duke drejtuar nga krahët, dhe nganjëherë të shfrytëzuar nga njerëz të tjerë të fuqishëm, miliarderët janë shndërruar në lojtarët politikë kyçë në shumë pjesë të Evropës, nga Roma në Tbilisi, nga Budapesti në Kiev dhe Moskë.

Dhe elementi i përbashkët, në shumicën e rasteve, ka qenë ndërtimi apo blerja e një perandorie mediale pro-miliardere. Në Pragë, kur Babis u tha gazetarëve të “MF Dnes” se ata mund të shkruanin lirshëm, gazetari kryesor investigativ Jaroslav Kmenta pyeti: “Pra ne mund që shkruajmë që ju jeni një lloj Kumbari?”. Ai nuk mori një përgjigje të qartë. Të paktën, jo atëherë.

Miliarderi, i cili përshkruhet gjithashtu si një “person tejet energjik”, po përpiqet ende të formojë një qeveri. Akuzat e sikletshme për mashtrim, janë pjesërisht përgjegjëse për këtë ngërç. Pak partnerë të mundshëm, duan të rrezikojnë duke hyrë në një koalicion qeverisës me një kriminel të supozuar.

Ndërkohë, Kmenta, i cili e la punën në “MF Dnes”, dhe tani duhet të publikojë punën e tij në internet me shpenzimet e veta, e krahason blerjen e gazetës në vitin 2013 me “11 Shtatorin tonë mbi mediat e lira”. Ai mund të ketë të drejtë, por të paktën ka ende media lajmesh të pavarura në Republikën Çeke, që shërbejnë si një kundërpeshë ndaj mediave të zotëruara tashmë nga Babis.

Nga ana tjetër, në Hungari, një grup bashkëpunëtorësh të kryeministrit Viktor Orban, kanë blerë një pjesë të mirë të mediave kryesore, ndërkohë që shumica e mbetur i përkiste tashme shtetit. Rënia e biznesit të vjetër të mediave të lajmeve, pas krizës financiare të vitit 2008, ka ndihmuar dhe inkurajuar blerjen e mediave nga miliarderët në të gjithë Evropën.

Silvio Berluskoni, i cili e ndërtoi pasurinë e tij me rrjetet televizive private, është shndërruar aktualisht në një “Kingmaker”, që do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve ë përgjithshme në Itali vitin e ardhshëm. Në Shtetet e Bashkuara (pavarësisht se Plani B i ekipit të Donald Trump, ishte hapja e TV Trump, nëse do të humbiste zgjedhjet), disinformacionet mbi çështjen e ndryshimit të klimës të financuara nga vëllezërit Koch, mbështetën blerjen e pjesshme të revistës “Time”.

Dhe pastaj është “Sinclair Media”, një transmetues televiziv ultrakonservator me një agjendë pro-Trump, që do të bëhet grupimi më i madh i stacioneve televizive lokale në historinë e SHBA-së –dhe kjo për shkak se kryetari politik i Komisionit Federal të Transmetimeve, të cilin demokratët duan të hetohet për lidhjet Sinclair-administrata Trump, ka vendosur të anulojë disa nga mbrojtjet ligjore kundër monopolit tek transmetuesit televizivë lokalë.

Natyrisht, Hungaria ka aktualisht një model më represiv dhe Republika Çeke është fatmirësisht ende larg atij. E megjithatë, nëse ekziston një lider populist që blen gazeta me cilësi të lartë emeron oligarkë si drejtues kukulla në një qeveri jo liberale, rezultati i dukshëm, sipas Joerg Forbrig, një shkencëtar politik nga “German Marshall Fund”, është se “shtypi bëhet e kufizuar, në atë se si mund të veprojë si një kontrollor mbi demokracinë”.

Të thuash që pena është më e fuqishme sesa shpata, është diçka anakronike. Çështja është nëse mediat mund t’i rezistojnë në çfarëdolloj forme pushtetit të oligarkëve miliarderë. Në pjesën më të madhe të Evropës Lindore, ata janë duke fituar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: "pushtojnë"botënMoskaoligarketUashington

TË LIDHURA

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

16:27 | 03/11/2025
Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore
Bota

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë
Bota

“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

09:25 | 03/11/2025
Next Post
FOTO/Dy orë operacion, nxirret leopardi nga pusi 30 metra i thellë

FOTO/Dy orë operacion, nxirret leopardi nga pusi 30 metra i thellë

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen evropiane

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen evropiane

”Kryeprokurori”/Ngecin 4 kandidatë, 3 shkojnë në Kuvend

”Kryeprokurori”/Ngecin 4 kandidatë, 3 shkojnë në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

by mirseda
16:27 | 03/11/2025
0

Izraeli dorëzoi të hënën trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen...

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

16:25 | 03/11/2025
Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

14:58 | 03/11/2025
Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com