Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Nga lufta në Ukrainë, konflikti në Iran dhe siguria e Ngushticës së Hormuzit

3 javë ago
in Bota

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvillojnë një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë. Nevoja urgjente për diskutime lidhet kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Evropë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Është një takim në sfondin e disa krizave ndërkombëtare: në Helsingborg të Suedisë kanë filluar bisedimet dyditore të ministrave të jashtëm të NATO-s. Në fillim, në kështjellën Sofiero, ishin të pranishëm edhe kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe mbreti Carl XVI.

Fillimisht synohej që të përgatitej kryesisht samiti i NATO-s në fillim të korrikut në Ankara, por për shkak të luftës kundër Iranit dhe tërheqjes së pjesshme të planifikuar të trupave amerikane nga Evropa, rendi i ditës mund të ndryshojë.

Në rendin e ditës në takim pritet të shtrohen disa çështje të hapura si: pyetjet e evropianëve për sekretarin amerikan të shtetit, por edhe pyetje të evropianëve për vetveten. Fillimisht për partnerin nga ana tjetër e Atlantikut. Si duhet kuptuar tërheqja e 5.000 ushtarëve të SHBA-së nga Gjermania, e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump? A është kjo në të vërtetë një tërheqje nga Evropa? Apo është një tërheqje nga Gjermania në fund vetëm një riorganizim brenda njësive evropiane?

Ka indikacione që ushtarët amerikanë mund të zhvendosen në krahun lindor, ndoshta në Poloni. Dhe a do të ketë më shumë prej tyre? Gjenerali amerikan dhe komandanti suprem i NATO-s Alexus Grynkewich ka deklaruar se numri do të mbetet 5.000. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, siguron se kjo nuk do të ndikojë në aftësinë mbrojtëse.
Nuk kërkohet “të dërgojnë avionë luftarakë”

Si një arsye, Rubio përmendi refuzimin e vendeve si Spanja për të lejuar ushtrinë amerikane të përdorë bazat për sulme kundër Iranit. Anëtarësimi në një organizatë duhet të ketë vlerë për SHBA-në. Një vlerë qendrore janë bazat në Evropë, sepse ato i mundësojnë SHBA-së të ushtrojnë forcë ushtarake në raste krize. Nëse përdorimi i bazave refuzohet, atëherë shtrohet pyetja pse një vend është pjesë e NATO-s, tha Rubio.

Ai gjithashtu kritikoi sërish mungesën e mbështetjes nga shtetet e tjera të NATO-s në luftën kundër Iranit. Presidenti Donald Trump nuk kërkon “që ata të dërgojnë avionët e tyre luftarakë”, tha Rubio. “Por ata refuzojnë të bëjnë çfarëdo qoftë,” kritikoi ai. “Ne jemi zemëruar shumë për këtë.”

Wadephul e sheh Gjermaninë në një rol udhëheqës

Për Gjermaninë merr pjesë ministri i Jashtëm Johann Wadephul. Para nisjes, ai theksoi se Gjermania e sheh veten, në funksion të një roli më të madh të Evropës në NATO, në një “pozicion udhëheqës”. Qëllimi është “një shpërndarje e re e barrës që i përgjigjet potencialit ekonomik dhe ushtarak të Gjermanisë dhe Evropës”.

Përveç rolit të Evropës dhe samitit të NATO-s në Ankara, në Helsingborg do të diskutohet ndër të tjera edhe për mbështetjen e Ukrainës si dhe për zgjerimin e kapaciteteve të armatimit.

Rutte kërkon ritëm më të shpejtë në armatim

Por do të trajtohen edhe pyetjet që evropianët i bëjnë vetvetes. Për shembull: si mund të përshpejtohen ndjeshëm zhvillimi dhe prokurimi në industrinë vendase evropiane të mbrojtjes? Rutte u kujton partnerëve se vitin e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, u mor vendimi historik për pesë për qind, dhe tani kërkon shumë më tepër shpejtësi në zbatimin e tij.

Kush negocion për Ukrainën?

Një rol mund të luajë edhe pyetja se kush, nga pala evropiane, mund të ulet në tryezë për bisedime mbi një armëpushim apo madje për paqe në Ukrainë – ndoshta edhe në krye të tryezës, nëse Shtëpia e Bardhë tërhiqet gjithnjë e më shumë nga çështja e luftës në Ukrainë.

Propozimi i paraqitur nga presidenti rus Vladimir Putin për Gerhard Schröderu refuzua unanimisht për shkak të konfliktit të interesit. Ish-kancelarja Angela Merkel e përjashtoi kategorikisht një rol të tillë për veten, duke argumentuar se duhet të jetë dikush nga rrethi i parë politik, një person në detyrë me pushtet konkret.

Herë pas here përmendet emri i Alexander Stubb, presidentit të Finlandës. Ai ka mbështetur bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe njëkohësisht ka lidhje të mira me Donald Trump. Kjo gjithashtu mund të jetë e dobishme.

Mbështetje për ngushticën e Hormuzit

Bisedimet në Suedi pritet të lehtësohen politikisht dhe në aspektin e atmosferës nga mbështetja e premtuar e evropianëve për sigurimin e ardhshëm të ngushticës së Hormuzit. Nën drejtimin e Francës dhe Britanisë së Madhe, disa shtete po përgatiten për ta bërë këtë rrugë të rëndësishme tregtare përsëri të aksesueshme për lundrim të lirë.

Gjermania merr pjesë ndër të tjera me anije për pastrimin e minave – por vetëm nëse armët heshtin dhe nëse ekziston një mandat ndërkombëtar./DW

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, 4 persona humbin jetën pasi makina përplaset me kamionin

Në prag të zgjedhjeve! Qeveria në detyrë e Kosovës ndan bonus, ja kategoritë që përfitojnë

Koncerti i Kanye West, pamje nga punimet për ndërtimin e stadiumit provizor në Kashar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

by mirseda
11:00 | 10/06/2026
0

10 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në kundërpërgjigje të zëdhënësit të Ministrisë së...

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com