Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Nga racizmi i grekëve, te kanceri që më mori gruan”, rrëfehet kampioni Pirro Dhima

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
“Nga racizmi i grekëve, te kanceri që më mori gruan”, rrëfehet kampioni Pirro Dhima

Pirro Dhima, peshëngritësi i njohur shqiptar, i cili përfaqëson Greqinë, ka dhënë një dëshmi ku flet për çështje me rëndësi të jetës së tij. Peshëngritësi shqiptar i dha Greqisë 3 medalje të arta olimpike, megjithatë ai ka treguar se nuk e ka pasur aspak të lehtë jetesën në shtetin fqinj.

Ai shprehet për “lifo.gr” se në Shqipëri e quajnë edhe sot tradhtar, por as në Greqi nuk e kanë dashur sa e ka merituar.

Peshëngritësi ka rrëfyer se e ka ndjerë gjithmonë racizmin në shtetin grek madje ka vuajtur jo pak.

Rrëfimi i Pirro Dhimës mbi racizmin

Racizmi është një fenomen kompleks. Ka të bëjë me kohët, kushtet në të cilat jetojnë çdo shoqëri, si dhe pasurinë dhe varfërinë e njerëzve. Unë kam ardhur në Greqi tridhjetë vjet më parë, kur vendi pati një valë të madhe të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europe Lindore.

Në një shoqëri të mbyllur si Greqia, ishte e ndjeshme të reagoje. Sigurisht, nuk ishte e mirë, por ishte diçka që nuk mund të shmangnim. Tridhjetë vjet më pas, ka pasur disa hapa përpara, duhet ta pranojmë këtë. Por duhet bërë më shumë. Çdokush me fëmijë e di se shoqëritë po ndryshojnë me brezat që vijnë.

Në disa gjera, më lehtë mund të largohen njerëzit se idetë e tyre. Një 30-vjeçar i sotëm grek nuk ka idetë e prindërve të tij, normale, por kur erdha unë në Greqi ishte ndryshe. Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek, diçka e ngatërruar. Ka pasur disa incidente që unë mund t’ju them, por, për fat të mirë, e them, kam qenë me fat.

Të tjerë e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk është çdo incident, por frika e përhershme që ju fut. Isha në autobus dhe kisha frikë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri.

KANCERI I GRUAS

Forma më e keqe e kancerit vret, por edhe bën që njerëzit e afërt të vdesin ngadalë. Ne gjithmonë e shohim njeriun në shtrat dhe përpiqemi të bëjmë mirë. Me Anastasian(gruan) kemi kaluar çdo gjë. Kemi kaluar edhe përtej parashikimeve statistikore. Ne provuam gjithçka që ekzistonte deri në minutën e fundit. Dhe pastaj ajo ndërroi jetë. Pastaj, vdekja erdhi si një shpëtim për të. Jo vetëm për atë, por edhe për ankthin e gjithë të tjerëve. Ajo vetëm sa po vuante.

ÇFARË DO I THONIT NJË 18-VJEÇARI QË VOTON PËR ‘AGIMIN E ARTË’?

Do t’i thoja atij se është një nga gabimet që nuk i falen, për moshën e tij në rini. Unë do t’i flisja atij për jetën politike të këtyre njerëzve dhe për atë që ata kanë bërë. Unë do t’i tregoja atij të rinjtë e humbur, do t’i kujtoja se këta njerëz po gjykohen në krye të organizatës kriminale. Agimi i Artë do të thotë arrogancë dhe refuzim.

PENDIM QË IU FUTËT POLITIKËS?

Jo, nuk u pendova fare se u futa në politikë. Si erdhi kjo ide? Ishte një përvojë që isha me fat që e kam jetuar. Dhe me të vërtetë, hyra në një periudhë kaq të vështirë që edhe Anastasia nuk ishte dakord me zgjedhjen time. Të gjithë më tërhoqën! Në vitin 2012, një kandidat për PASOK? Disa miq më thanë se isha i çmendur. – Pse e bëre këtë? Ndjeva se duhej të vazhdoja me ato zgjedhje të vështira. Por kuptova se nuk e kam lidhje me politikën aktive.

TË LIDHURA

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Next Post
Plas tek Real Madrid, Modric dhe Ramos ‘kërcënojnë’ dy talentet premtues (Video)

Plas tek Real Madrid, Modric dhe Ramos ‘kërcënojnë’ dy talentet premtues (Video)

“Nuk më pëlqen të humbas”, Wanda publikon fotot provokuese

“Nuk më pëlqen të humbas”, Wanda publikon fotot provokuese

Dosja Hajdari/ Izet Haxhia tregon skenarin: Ja nderi që po i bën Meta-Sali Berishës

Dosja Hajdari/ Izet Haxhia tregon skenarin: Ja nderi që po i bën Meta-Sali Berishës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com