Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga ateizmi në islamizëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Nga ateizmi në islamizëm

Shqipëria komuniste, mburrej se ishte vendi i parë ateist në botë. Të gjitha fetë qenë të ndaluara. Me lirinë e re të besimit pas rrëzimit të diktaturës, vendi i vogël u mbizotërua prej tyre. Tashmë Shqipëria ka një problem me islamin radikal…

Gratë e mbuluara me rroba nuk mund të shihen shpesh rrugëve të Tiranës, pasi shumica e shqiptarëve vishen si në Perëndim. 57 për qind janë myslimanë, 2 për qind i përkasin sektit Bektashi, 17 për qind janë ortodoksë dhe të krishterë katolikë. Shtëpitë e vogla të Zotit, me minaret e tyre modeste, ndodhen mes kryeqytetit shqiptar.

E ashtuquajtura Xhamia Erdogan, është një shembull kuptimplotë i saj. Dy nga katër minaret e saj, tashmë kanë përfunduar. Xhamia Erdogan, po ndërtohet me paratë e qeverisë turke, prandaj ky emër do t’u ofrohet 4.000 besimtarëve verën e ardhshme.

“Para komunizmit në Shqipëri ka pasur 1 mijë xhami, të gjitha u shkatërruan. Tirana dikur kishte 80.000 banorë  dhe 30 xhami, sot ka 800.000 banorë, dhe vetëm 10 xhami të vogla. Prandaj kjo xhami e re, është domosdoshmëri dhe jo thjesht një status-simbol”.

Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, ka një fushëpamje të mirë nga zyra e tij të vendit ku po ndërtohet xhamia e re. 35-vjeçari, i veshur me një këmishë të bardhë me jakë të hapur, dhe me fytyrën e tij të rruar, të kujton më shumë një bankier apo një zyrtar shtetëror sesa një imam. Pas diktaturës komuniste, të gjitha bashkësitë fetare u lejuan në vitin 1992 të praktikonin sërish besimin e tyre, por secila duhej të rivendoste ndikimin e vet.

 “Feja në Shqipëri u ndalua”

Një vendim që Agron Sojati, e cilëson jashtëzakonisht të diskutueshëm. Sojati është komisioneri i luftës kundër terrorizmit në Kryeministri, një zyrë që u krijua vetëm 2 vjet më parë në Shqipëri. “Feja u shfuqizua, në Shqipëri u ndalua çdo fe, dhe jo vetëm feja myslimane. Besimi fetar u rilejua nga qeveria në vitin 1992, por drejtuesit iu dorëzuan vetvetes, nuk donin të keqkuptoheshin duke kontrolluar bashkësitë e tyre fetare, kontroll që kishte zgjatur në komunizëm për më shumë se 25 vjet, dhe ne e dimë që atje nuk ka ndonjë vakuum, ne i kemi lënë ata vetëm, por të tjerët jo”.

Agron Sojati, si koordinator kombëtar, po organizon luftën kundër ekstremizmit në Shqipëri. Fakti që Sojati e lidh menjëherë luftën kundër terrorizmit me Islamin, mund të konsiderohet me si një pranim i dështimit të shtetit sa i përket çështjeve fetare.

Dhe ky dështim është në disa aspekte. Për shembull, tek ndërtimi i xhamive. Komunitetet myslimane, nuk do të bënin atë që kanë bërë, pa miratime apo udhëzime qeveritare. Ata thjesht ndërtuan vetë pa fonde qeveritare, por të mire-financuar nga shtetet e pasura të Gjirit si Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

I gjithë Ballkani Perëndimor, është duke u radikalizuar gjithnjë e më shumë

Paratë sollën ndikime islamike në Shqipëri, të cilat u nënvlerësuan për një kohë të gjatë, pasi në dekadat e të ashtuquajturit Komunizëm në Epokën e Gurit, vendi e humbi të gjithë kuptimin e rolit të fesë. “Tek ne nuk kishte asnjë lloj arsimimi fetar, ndaj shumë shqiptarë shkuan të studiojnë në Arabinë Saudite, Turqi, Siri, Jordani, Shtetet e Gjirit, drejtimet e ndryshme të Islamit”.

Tetë milionë myslimanë jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni. Gjithë Ballkani Perëndimor, po përndiqet nga një radikalizëm në rritje – duke përfshirë Shqipërinë, sikurse konstaton studiuesi i shkencave politike, Enri Hide.

“Rreth 600-900 luftëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri dhe Irak, vijnë nga Ballkani Perëndimor, dhe tek ky numër përfshihen edhe anëtarët e familjes. Dhe 145 vetë vijnë nga Shqipëria me partnerët dhe fëmijët e tyre, 45-48 prej tyre janë rikthyer, 76 të tjerë gjenden ende atje me familje”.

Roland Islami, është një avokat i njohur penal në Shqipëri, i cili ka luksin të udhëtojë nëpër rrugët e Tiranës me një limuzinë të zezë të kushtueshme. Si avokat, ai ka përfaqësuar 9 të kthyerit nga Siria, ish-luftëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Mes tyre janë dy imamë.

Bujar Hysa, është ai që quhet predikuesi i urrejtjes. “Bujar Hysa, është një person me një potencial të lartë kriminal. Ai nuk ngurroi të bënte deklarata të tilla si: “Udhëheqja e Shtetit Islamik do të vijë dhe ndërtojë një shtet të vërtetë në Shqipëri!”. Shqipëria s’mund të qëndrojë pasive, kur përhapet një mendim i tillë.

Rritje e fushëveprimit radikal në Shqipëri

Shqipëria ka një fushëveprim islamik, që po bëhet gjithnjë e më i madh, thotë Enri Hide. Ai ka studiuar radikalizmin në Shqipëri dhe Ballkan për vite me radhë.

“Ne kemi disa xhami në disa nga rrethe jashtë Tiranës, të cilat janë dukshëm nën ndikimin e njerëzve radikalë. Një nga pikat kryesore të kontaktit gjendet në Cërrik, një nga objektet e kultit me një radikalizëm në rritje në Shqipëri, ose në fshatin  Rrëmenj, nga i cili u nisën 9 luftëtarë për të luftuar në krah të Shtetit Islamik. Por të rinjtë nuk radikalizohen vetëm në xhami, por edhe në godina të tjera që nuk përdoren për qëllime fetare”.

Komisioneri në luftën anti-terror në Kryeministri, Agron Sojati, sheh gjithashtu një nevojë urgjente për veprim në këtë aspekt. Radikalizmi është shpesh një përpjekje për t’i shpëtuar varfërisë, dhe mungesës së mundësive.

“Ai ndodh kryesisht për arsye ekonomike: 60 kilometra nga Tirana, jeton një komunitet i vogël i komuniteteve Sinti dhe Romë, ku vetëm 5 persona janë dërguar në Siri, pasi atyre u ishte premtuar se do të merrnin 1.500 euro në muaj. Të gjithë janë rikthyer”.

Tani ata duhet të mbahen nën vëzhgim. Por fatkeqësisht, askush nuk është i interesuar mbi gjendjen e tyre ekonomike, thotë Sojati, pasi këta njerëz kanë nevojë, mbi të gjitha, për një trajnim profesional, punë dhe një apartament ku të banojnë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ateizmiBallkanimyslimanizemradikalizmi

TË LIDHURA

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët
Aktualitet

Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët

19:48 | 23/08/2025
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!
Aktualitet

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

17:48 | 23/08/2025
Next Post
11 veprimet që bëjnë çdo ditë njerëzit e suksesshëm

11 veprimet që bëjnë çdo ditë njerëzit e suksesshëm

Vrau ish-gruan gjyqtare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Fadil Kasemin

Vrau ish-gruan gjyqtare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Fadil Kasemin

Barcelona tregon arsyen: Pse nuk u arrit blerja e Coutinho

Barcelona tregon arsyen: Pse nuk u arrit blerja e Coutinho

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com