Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit që do të mbahet para këshillit bashkiak.
GJKKO ka argumentuar vendimin e saj duke theksuar se sipas ligjit kërkesa e lejes parashikon vetëm rastet e vdekjeve, dasmave dhe provimeve.
Fredi Beleri u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me urdhër të SPAK pasi akuzohet si i përfshirë në një skemë për blerjen e votave në Himarë.
Megjithatë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” triufmoi në zgjedhje përballë rivalit të tij nga Partia Socialiste.