Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Nervi shiatik, shkaqet dhe trajtimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Nervi shiatik, shkaqet dhe trajtimi

Dhimbje nga nervi shiatik quhet dhimbja që provokohet nga irritimi i nervit nga faktorë të ndryshëm. Në mënyrë tipike kjo dhimbje shtrihet që nga pjesa e poshtme e mesit, në pjesën e pasme të kofshës dhe deri më poshtë gjurit. Kjo dhimbje përshkruhet nga pacientët si therëse apo shpuese dhe  mund të shoqërohet me ndjesinë e mpirjes apo djegies në territoret e përshkruara më lart. Pavllo Djamandi, mjek neurolog pranë shërbimit të Neurologjisë QSUT, Tiranë, ka dhënë një intervistë për Shëndeti Online ku ka folur rreth shkaktarëve dhe trajtimit të nervit shiatik.

Nervi shiatik ( sciatic nerve) është nervi me trashësinë më të madhe  në organizëm dhe e merr  origjinën nga bashkimi i  disa rrënjëve  nervore ( L4 , L5, S1, S2, S3 )  që dalin nga fundi i  pjesës lumbare të kolonës vertebrale. Ky nerv  shtrihet përgjatë pjesës së brendshme të regjionit gluteal (të ndenjurave)  dhe pjesës së pasme të kofshës deri në pjesën e poshtme të këmbës.

Në shumicën e rasteve  është e shoqëruar me dhimbje mesi, por ndonjëherë dhe pa këtë të fundit. Dhimbja e fortë shpesh kufizon ecjen, ose mund të rëndohet nga ecja apo përkulja përpara dhe qetësohet nga qëndrimi shtrirë. Shpesh mund të kemi dhe vështirësi ose pamundësi në lëvizjen e këmbës apo të gishtave. Dhimbja është gjithmonë në njërën këmbë dhe rrallë në të dyja. Në shumë raste acarohet nga lëvizjet e menjëhershme, ndërrimi i pozicionit nga ulur në këmbë apo nga teshtima ose kolla.

Epidemiologjia:

Shiatika është një nga arsyet më të shpeshta të konsultave neurologjike. Ndodh rrallë para moshës 20 vjeç dhe kulmin e ka në moshat aktive 40 -50 vjeç . Mendohet se rreth 43 % e popullatës e përjeton një shiatika në një moment  gjatë jetës.

Kur konsiderohet serioze dhimbja:

Kur shenjat neurologjike avancojnë, domethënë që mund të ndodhë paralizë e lëvizjeve të këmbës ose kur situatës i shtohet dhe mos kontrolli i fshikëzës urinare ( pamundësi për ta zbrazur).  Në këto raste situata është urgjencë mjekësore dhe kërkon trajtim të menjëhershëm kirurgjikal.

Shkaqet e sëmundjes:

-Hernia diskale lumbare  është  shkaku më i shpeshtë.  Kjo ndodh kur kapsula e diskut që gjendet midis dy vertebrave çahet dhe indi fibroz që ndodhet në brendësi del jashtë dhe bie në kontakt apo shtyp rrënjën nervore në afërsi të tij.

–Degjenerimi i diskut intervertebral, është një proces natyral që ndodh me plakjen e njeriut. Disa substanca që ndodhen në brendësi të diskut dalin jashtë dhe irritojnë ( ngacmojnë ) rrënjët e nervave.

–Spondilolisteza, ndodh kur trupi i një vertebre rrëshqet dhe spostohet përpara mbi trupin e një vertebre tjetër. Kjo bën që rrënja e nervit të tërhiqet dhe të prodhojë shenjat e përmendura më sipër.

-Stenoza ( ngushtimi ) i kanalit spinal. Është relativisht e shpeshtë në moshat mbi 60 vjeç dhe mund të shoqërojë dhe artritin. Ngushtimi i kanalit ndodh nga trashja e ligamenteve dhe e indit lidhor që gjendet në brendësi të tij.

–Sindroma piriform, e merr emrin nga muskuli piriformis i cili është në kontakt me nervin shiatik përgjatë rrugës së tij në pjesën gluteale. Patologjitë që prekin muskulin mund të irritojnë dhe nervin

Disfunksioni i artikulacionit sacroiliac – ky artikulacion gjendet në fund të shtyllës kurrizore dhe mund të irritojë nervin shiatik që kalon në pjesën e sipërme të tij.

Kushte apo patologji të tjera që mund të japin dhimbje shiatike janë: shtatzënia, tumoret apo metastazat e kolonës vertebrale, frakturat e kolonës, infeksionet.

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e shiatikës:

Disa studime kanë treguar se mbipesha dhe obeziteti janë faktorë rreziku për zhvillimin e shiatikës. Përmendet dhe duhanpirja që ndikon në degjenerimin e diskut intervertebral.

Diagnostikimi:

Diagnoza vihet nga ekzaminimi fizik i pacientit si dhe saktësohet nga ekzaminimet imazherike CT- skaner apo MRI – Rezonanca Magnetike e kolonës vertebrale. Kjo e fundit është modaliteti më i preferuar.

Trajtimi:

Qëllimi i trajtimit është të lehtësojë dhimbjen dhe të zgjidhë simptomat neurologjike të shkaktuara nga shtypja e nervit.

Trajtimi jo kirurgjikal: ka disa modalitete si më poshtë:

Të nxehtit ose akulli– të dyja janë efektive në persona të ndryshëm dhe secili mund të zgjedhë atë që i lehtëson dhimbjen. Në fazën akute përdoret të nxehtit ose akulli për 20 minuta dhe pastaj mund të përsëritet çdo dy orë.

Medikamentet kundër dhimbjes: Antiinflamatorët josteroide si ibuprofen apo naproxen janë më të përdorshmit. Këta mund të shoqërohen me miorelaksante ( relaksues muskujsh) dhe ndonjëherë mund të përdoren dhe opioidet (Tramadol). Sa më sipër, jo më shumë se dy javë.

Injeksionet epidurale me steroide. Kur dhimbja është e fortë, mund të merren në konsideratë. Injektohen kortizonike në afërsi të zonës së dhimbshme përreth nervit shiatik për të ulur inflamacionin.

Trajtimet alternative . Akupunktura, masazhet janë të efektshme kur bëhen nga profesionistë të përgatitur.

Në pjesën më të madhe të rasteve shiatika qetësohet edhe vetvetiu pas disa javësh. Mbasi dhimbja qetësohet, rekomandohet (zakonisht pas dy javësh) fillimi i terapisë fizike, ushtrimeve si stretching, joga, pilates. Ushtrimet të kryera korrekt dhe në vazhdimësi qetësojnë më shpejt dhimbjen dhe ulin rrezikun për përsëritje.

Kirurgjia merret në konsideratë në rastet e mëposhtme:

1-Kur dhimbja e fortë ka zgjatur për 4 -6 javë pa përmirësim.

2- Kur terapitë jo kirurgjikale kanë qenë të paefektshme.

3- Kur dhimbja kushtëzon seriozisht aktivitetin ditor të pacientit.

Tags: dhimbjaNervi shiatikshkaqetTrajtimi

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Vlorë, trafikanti “flinte” mbi 66 kg kanabis, ja sa pako gjeti policia

Vlorë, trafikanti “flinte” mbi 66 kg kanabis, ja sa pako gjeti policia

Tre fëmijë në mëshirë të fatit, zgjohen çdo ditë të uritur për ushqim dhe dije

Tre fëmijë në mëshirë të fatit, zgjohen çdo ditë të uritur për ushqim dhe dije

Presidenti Trump: Burokracia po e pengon OKB-në

Presidenti Trump: Burokracia po e pengon OKB-në







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com