Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Nëndetësja” del mbi ujë, Dinamo shkon në Europë pas 15 vitesh

9 muaj ago
in Sport
“Nëndetësja” del mbi ujë, Dinamo shkon në Europë pas 15 vitesh

Më në fund, pas më shumë se një de kade me probleme e rënie të njëpasnjëshme, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar po kthehet në origjinë, te trofetë dhe sukseset.

Po flasim për fituesen e Kupës së Shqipërisë, Dinamon. Skuadra kryeqytetase mësoi të mos bëjë gabimet e së shkuarës dhe këtë sezon e nisi dhe e përmbylli në mënyrë pozitive, pavarësisht se mund të kishte marrë edhe më shumë, duke pasur parasysh individët që kishte, investimin e madh dhe faktin që drejtohej nga një strateg i trajningut shqiptar, si Ilir Daja.

BILANCI – Blutë në fund mundën të ktheheshin të fitonin Kupën e Shqipërisë pas plot 22 vitesh, një sukses i madh, i arritur në një finale plot emocione kundër Egnatias, ku triumfuan pas gjuajtjeve të penalltive. Sa i përket kampionatit, 36 javët Dinamo i mbylli në vendin e tretë, teksa në “Final 4” u eliminua mes polemikash nga Vllaznia në gjysmëfinale.

NË EUROPË – Por kaq mjaftoi që blutë të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane. Skuadra e Ilir Dajës në këtë sezon do të debutojë në Ligën e Konferencës, një kompeticion i ri, të cilin Dinamo nuk e ka prekur ende. Ky kualifikim i sivjetshëm në Europë për “Nëndetësen” vjen pas plot 14 vitesh. Hera e fundit që kryeqytetasit luanin në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër ishte sezoni 2010- 2011, kur eliminoheshin nga moldavët e Sherif Tiraspol në raundin e parë të Champions League. Më pas bluve iu desh të mbijetonin në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar për vite të tëra, derisa presidenti Bardhi vendosi të investonte në klub dhe në harkun e pak viteve e ktheu në situatën e sotme, duke fituar trofe, pretenduar titullin dhe nxjerrë lojtarë si Mandela apo Zabërgja, që pritet të shiten për shifra rekord.

BILANCI – Ashtu si shumica e klubeve shqiptare, edhe Dinamo nuk ka ndonjë bilanc mbresëlënës në kompeticionet europiane, teksa në total, sipas arkivave, ka arritur të ekzekutojë vetëm dy kualifikime. Një në 2002- shin, kundër Kaunas në Champions dhe një tjetër më 1989, në Kupën e Kupave kundër Çernomorets. Siç shihet në tabelë, në të gjitha rastet e tjera blutë kanë dështuar të kalojnë raundin e parë.

SHANSI – Me krijimin e Ligës së Konferencës, për klubet shqiptare është bërë më e mundur të kalojnë ture dhe Dinamo do të provojë padyshim të shkruajë histori të re. Klubi blu do të mbajë të gjithë lojtarët aktualë dhe do të sjellë edhe disa përforcime për të synuar të përparojë sa më shumë dhe për të sjellë sa më tepër përfitime financiare në arkat e klubit. Fakti është se Ilir Daja ia di sekretet këtij kompeticioni (Ligës së Konferencës), sepse ka shkuar dy herë në grupe me Ballkanin e Suharekës, duke shkruar historinë e futbollit kosovar dhe mbarëshqiptar. Më parë, tiranasi ka arritur të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës me Skënderbeun.

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Presidenti i Serbisë, Vuçiç niset drejt Moskës

Presidenti i Serbisë, Vuçiç niset drejt Moskës

“Kandidati i Adriatik Llapajt kapet me drogë – i ikën policisë me vrap!”

“Kandidati i Adriatik Llapajt kapet me drogë – i ikën policisë me vrap!”

“Haradinaj i drejtohet Kurtit: Më mirë zgjedhje, s’mund të mbetet Kosova peng pa afat!”

“Haradinaj i drejtohet Kurtit: Më mirë zgjedhje, s’mund të mbetet Kosova peng pa afat!”







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com