Festohet sot 29 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët.
Ashtu siç e do tradita, edhe sot do të ketë festime dhe organizime të ndryshme.
Në një ceremoni të veçantë kushtuar kësaj dite të rëndësishme, krerët e shtetit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, kanë bërë nderimet e tyre në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur dhe kurora me lule.
Ndonëse kjo datë është ditë për përbashkim, politika kryesisht ka festuar e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.
29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.