Një 42-vjeçar ka rënë në prangt e policisë së Vlorës pasi është shpallur në kërkim prej vitit 2021 për veprën penale të kanosjes.
42-vjeçari Adion Xhuveli rezulton i dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 42-vjeçarin pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.