Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Në QSUT, pacientët s’kanë marrë në kohë mjekimin”, KLSH publikon raportin, ngre shqetësimin për mungesën e barnave

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
“Në QSUT, pacientët s’kanë marrë në kohë mjekimin”, KLSH publikon raportin, ngre shqetësimin për mungesën e barnave

Pacientët e prekur nga sëmundje tumorale, dializa apo transplanti që marrin shërbim ambulator në QSUT nuk kanë marrë në kohë mjekimin.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka faktuar se përgjatë vitit 2021-2022 në farmacinë e spitalit ka patur mungesë të barnave jetike për këto pacientë.

Audituesit kanë monitoruar 13 barna, duke zbuluar se në disa periudha farmacia nuk ka patur medikamente pasi distributorët që kanë kontrata me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe QSUT, i kanë sjellë me vonesë.

“Referuar dokumentacionit të paraqitur si më sipër, furnizimet janë bërë nga 12 deri në 34 ditë me vonesë, në kundërshtim me recetat e lëshuar nga mjekët, ku barna të tillë për sëmundjet tumorale, dializë dhe transplant kanë një përsëritje fikse, çdo 10 ose 15 ditë. Theksojmë se nuk bëhet fjalë 13 pacient, por për 13 barna, të domosdoshëm kur kurimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh”, thuhet në raportin e KLSH.

Mungesa e ilaçeve është faktuar nga farmacistja e barnave të rimbursuara, e cila në mënyrë të vazhdueshme ka njoftuar me e-mail Pendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

“Importuesi nuk po furnizon farmacinë… .Theksojmë faktin se QSUNT, ka një numër pacientësh në pritje të barnave të lartpërmendura, të cilat janë të domosdoshëme për ecurinë e shëndetit të tyre”, tha farmacistja e barnave të rimbursuara.

Audituesit kanë referuar se nuk dihet numri i pacientëve të prekur nga këto vonesa në furnizmin me barna, pasi nga QSUT është konsideruar sekret shtetëror. Ata konkludojnë se dëmi shëndetësor është i pallogaritshëm, ndërsa i janë drejtuar institucioneve me këtë rekomandim.

“Nga drejtorët e përgjithshëm të QSUNT/FSDKSH-së, të merren masa për të rinegociuar kontratat/marrëveshjet në fuqi me importuesit farmaceutikë për të bërë amendimet përkatëse, me qëllim përcaktimin e stokut (rezervës) të nevojshme në farmaci referuar numrit të pacientëve që trajtohen dhe të pritshmit (pacientët e rinj), për të eliminuar riskun e mos disponibilitetit të përkohshëm të barit/barnave për pacientët ambulatorë (jo të hospitalizuar), për barnat që rimbursohen nga shteti”, thuhet në rekomandimin e KLSH.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se mungesa për disa barna ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.

TABELE 1

Barna për përdorim spitalor 2021-2022

Kodi bari furnizim me vonesë

710/96 “Palbociclib 125 mg” 18 ditë

631/335 “Infliximab 100 mg” 27 ditë

662/237 “Erelzi 25 mg” 14 ditë

487/325 “Imatinib Accord 100 mg” 30 ditë

732/92 “Ribociclib 200 mg” 12 ditë

682/14 “Sorafenib 200 mg” 12 ditë

776/191 “Enzalutamide 40 mg 27 ditë

453/191 “Tacrolimus 1mg” 9 ditë

605/441 “Sevelamer Carbonate 800 mg” 26 ditë

705/92 “Dabrafenib 75 mg” 36 ditë

578/307 “Capecitabine 500mg” 22 ditë

TË LIDHURA

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare
Aktualitet

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Shqiptari i arratisur pas 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Milano
Aktualitet

Shqiptari i arratisur pas 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Milano

21:07 | 21/08/2025
Next Post
‘La Reppublica’ korigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën

‘La Reppublica’ korigjon veten dhe lajmin e rremë për Ramën

8 mijë paund për kalimin me gomone, dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç

8 mijë paund për kalimin me gomone, dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç

“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza”, Françeska ia thotë “troç” Heidiit: E quajte manjak

“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza”, Françeska ia thotë “troç” Heidiit: E quajte manjak

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë
Bota

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

by mirseda
22:47 | 21/08/2025
0

Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë,...

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

21:48 | 21/08/2025
Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

21:39 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com